Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,019 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gjest spektakolar i Curva Nord ne drejtim te Jose Mourinho: “Ja cfare ndodhi ne pjesen e dyte: CN hapi…”

Inter, gjest spektakolar i Curva Nord ne drejtim te Jose Mourinho: “Ja cfare ndodhi ne pjesen e dyte: CN hapi…”
Inter Club Staff

Inter sapo ka mundur Jose Mourinhon ne fushen e lojes me rezultatin 0-3 duke marre keshtu tre pike ne fushen e veshtire te Romes.

Gjithesesi, edhe pse sot ne fushen e lojes The Special One ishte kundershtar, ai per Interin nuk eshte kurre armik.

Kete gje e ka vertetuar edhe pritja mjaft e ngrohte qe i ka rezervuar atij tifozeria e organizuar e Interit, Curva Nord.

Qe ne fillim te ndeshjes dhe perpara saj ka pasur nje atmosfere shume te ngrohte ne drejtim te tranjerit aktual te Romes.

Por gjithcka ka kulmuar ne fillim te pjeses se dyte ku ne pjesen ku ishin vendosur tifozet e Interit ne Olimpico eshte hapur nje banderole gjigande.

E gjitha ka qene e dedikuar per Jose Mourinhon, tranjerin legjendar te Interit te Tripletes qe ne 2010 fitoi gjithcka.

Ne ate banderole shkruhej shume qarte: “Falenderim i perjetshem per Jose Mourinho – Curva Nord 69.”

Keshtu, Curva Nord nuk ka perdorur shume lojra fjalesh per te falenderuar njeriun qe ka bere realitet nje nga endrrat me te medha te tifozeve zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.