Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

558 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter e papermbajtshme ne merkato: Ne sulm edhe per super talentin e Dinamo Zagreb!

Inter e papermbajtshme ne merkato: Ne sulm edhe per super talentin e Dinamo Zagreb!
Inter Club Staff

Interi nuk ka qene ndonjehere kaq aktive ne nje merkato pa u hapur ende ajo.

Zikalterit kane mbyllur disa marreveshje dhe sot madje eshte vertetuar se zikalterit kane depozituar ne federate kontraten e nenshkruar me Stefan De Vrij, por Ausilio nuk ka ndermend te ndalet me kaq.

Sot jane rikthyer zerat e nje interesimi te larte te Interit per Filip Benkovic, mbrojtes qendre i Dinamo Zagreb qe ka kohe qe eshte ne shenjestren e Piero Ausilios.

Drejtori Sportiv i Interit ka caktuar madje nje agjent qe ta ndjeke nga afer ne cdo ndeshje me Dinamon.

Pikerisht per kete, ka folur sot Corriere dello Sport e cila tregon per nje pune ne heshtje te Interit per talentin kroat.

Ja cfare shkruan Corriere ne faqet e saj:

“Benkovic ka konfirmuar te gjitha kualitetet e tij ne kete sezon.”

Image result for benkovic dinamo zagreb

“Kjo eshte arsyeja se pse Interi po e vlereson me kujdes situaten e tij dhe nese duhet te hidhet ne nje sulm te mirefillte ose jo.”

“Nder te tjera, raportet me Dinamon e Zagrebit jane shume te mira, prandaj nese zikalterit do te duan, mund te gjejne nje marreveshje me ta duke e djegur edhe konkurencen.”

“Por kujdes, cmimi i mbrojtesit eshte qe tani me dy shifra.”

Me De Vrij tashme ne kasaforte, Interi duket se po mendon te rimodeloje komplet paketen mbrojtese per sezonin e ardhshem.

Sipas asaj qe tregon Corriere dello Sport, mund  te kete disa rruge te nderthurura: Skriniar pelqehet nga shume skuadra te medha, Miranda mund te rikthehet ne Brazil, Lisandro Lopez do te shkoje tek Benfica pa u blere dhe Ranocchia nuk eshte e sigurt qe do te qendroje.

Ne kete sens, Benkovic mund te jete nje profil per tu blere dhe nje lojtar qe do te vinte ne Milano pavarsisht se cili kompeticion europian do te luhej.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.