
INTER, HIDHET SHORTI I KUPES SE ITALISE – “Ja kur mund te luhet Inter-Juventus. Nderkohe ne finale…”
Diten e sotme eshte hedhur shorti i Kupes se Italise dhe Interi i Antonio Contes eshte nje skuader ‘koke serie’ ne kete kompeticion.
Zikalterit do te futen ne skene nga 1/8 e finaleve te Kupes se Italise e qe pritet te luhen ne daten 13 ose 20 janar.
Zikalterit jane futur nga ana e djathte e tabeles, qe shikon si ndeshje te para Livorno-Pro Patria dhe Padova-Breno ne turin e pare eleminator.
Nderkohe, Vincenza dhe Frosinone do te presin kundershtaret ne turnin e dyte, ndersa ne turnin e trete do te futet ne skene edhe Udinese dhe Fiorentina.
🚨- KOHA ËSHTË TANI! 👇
– 7 ditë nga mbyllja e anëtarësimeve! ⏰
Eja dhe bëhu një anëtar zyrtar i Interit në Shqipëri: të qënit pjesë e familjes zikaltër është një gjest dashurie ndaj klubit të zemres! 🖤💙
Për çdo pyetje mund të na shkruani në WhatsApp: +355695651111! 📱 pic.twitter.com/ChSYfdEphQ
— Inter Club Albania (@InterClubAlb) September 8, 2020
Ne rast te kalimit te 1/8 nga ana e Interit, nese kalon edhe Milani, do te kemi nje derbi te parakoheshem.
Kundershtar tjeter i madh per tu perballur ne gjysmefinale do te jete natyrisht edhe Juventusi nese kalon kundershtaret e saj dhe nese arrin te kualifikohet.
Nga ana tjeter e tabeles nderkohe mund te kemi ndeshje te tipit Atalanta-Lazio dhe Roma-Napoli.
Keshtu, perjashtohet nje finale Inter-Juventus, Inter-Milan ose Milan-Juventus. Kjo per shkak se te gjitha skuadrat jane nga e njejta ane e tabeles.