Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

963 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, hienat kaq po prisnin: ja rezultati i qetesise tende. Marotta duhet te marre shenime, e frikshme…

Inter, hienat kaq po prisnin: ja rezultati i qetesise tende. Marotta duhet te marre shenime, e frikshme…
Inter Club Staff

Nuk prisja gje tjeter. Mbas nje tentative te vrasjes se VAR, duke e ushtruar si krim ndaj Interit, viktima e preferuar, ja ku vjen dhe ngritja e mburojave per favorizimin ndaj zikalterve.

Mbas gabimeve rresht, te kulminuara me skandalin e prekjes me dore te Dimarco-s ne linjen e portes ne ndeshjen Inter-Parma, VAR-i eshte rindezur, mbas shume sinjaleve te raportuara eshte kthyer qetesia ne Seria A tone te mrekullueshme.

Mekat qe Interit i kane hequr 6 pike, kunder Sassuolo-s dhe Parma-s, per shkak te dy gabimeve te medha dhe penalltive te mohuara. Dje, ne stadiumin Olimpico te Romes, eshte mohuar nje penallti e dukshme ndaj Romes.

Asnje nuk po thote te kunderten. Penalltia ndaj Zaniolo-s ishte, Rocchi duhet te shkonte tek VAR dhe Roma, me shume mundesi, do te shkonte ne avantazh. Jo te fitonte ndeshjen, te shkonte ne avantazh.

Ja dhe titujt e gazetave ne favor te Interit. Te marrim nje shembull, ate te Corriere dello Sport:

Nje titull skandaloz. Ashtu sic e kishte titulluar e njejta gazete mbas Inter – Parma, ndeshje ku arbitri, madje ka shkelur protokollin e VAR duke mos i akorduar penallti per zikaltrit?

Asnje reference ndaj penalltise, vetem venie ne dukje nga ana e Spalletti-t. Ne kete rast, ne menyre te qarte, nuk ishte nevoja te skandalizoheshe, pavaresisht interpretimit te prekjes me dore ne vijen e portes. Si ka mundesi? Perkundrazi, per ta thene alla Mourinho, por que? Por que?

Por nje “por que” i drejtohet edhe Interit, qe zgjodhi rrugen e “basiamo i toni”. Nje zgjedhje e lige, nje vetevrasje ne nje futboll si ky italian, ne te cilin ka te drejte kush bertet me fort. Interi e ka lene ne avantazh, ti besoje stilit britanik se “mund te ndodhe”.

Ja dhe rezultati: nje hipokrizi e madhe, me te vetmin, Spalletti, qe pa e menduar ka dale perpara kamerave, duke deklaruar se ishte edhe nje penallti per zikaltrit, me opinioniste qe shpiknin “pozicionin e supozuar te Manolas ndaj Icardi”. Shume pak dhe Interi eshte i tronditur nga polemikat.

Nje inkurajim i bukur per ardhjen e Beppe Marotta-s tek zikalterit, qe do te bente mire te mbante shenime. Interi nuk eshte Juventusi, ketu nuk hesht njeri mbi episodet arbitrare. Por mbi te gjitha mban shenime sepse eshte nje ambjent i tille:

Interin po e prisnin te armatosur, ne pritje te njej tjeter shkelje te protokollit te VAR kunder zikalterve per ta kaluar pa bere ze, mbase edhe duke e ndryshuar serish “penallti e mohuar e pabesueshme e Zaniolo-s”.

Pune te mbare Beppe Marotta

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.