Inter? Higuain ka tjera ide: “Jam mire te Juve. Me pelqen Premier League dhe…”
Nga grumbullimi i Argjentines, sulmuesi i Juventus, Gonzalo Higuain eshte pyetur nga gazetaret per te ardhmen e tij.
Sulmuesi ishte lidhur me nje kalim te Interi gjate jave te kaluara, ne nje shkembim qe e shihte ate dhe 50 milione euro ne Milano kurse Mauro Icardin ne Torino.
Por duket se idete e Higuain jane teresisht te ndryshme:
“Kam nje kontrate me Juventus dhe askush nuk me ka komunikuar asgje, jam shume i qete, shpirti im mbetet ne Torino per momentin”, ka thene ai.
I pyetur nese i pelqen Premier League ai eshte pergjigjur: “Natyrisht, mund te them se eshte kampionati me i bukur ne bote dhe do te me pelqente te luaja atje”.
Pra, sic do te thonin italianet, niente da fare, Higuain qendron aty ku eshte dhe nese largohet e ardhmja e tij nuk pritet te jete Interi. Per fat te mire.