Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

604 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, i pari flet Hakan Calhanoglu: “Ja cfare mendova perpara golit nga goditja e kendit: eshte shum e vertete qe…”

Inter, i pari flet Hakan Calhanoglu: “Ja cfare mendova perpara golit nga goditja e kendit: eshte shum e vertete qe…”
Inter Club Staff

Eshte Hakan Calhanoglu njeriu i ndeshjes per DAZN. Keshtu, ai ka folur i pari menjehere pas fitores 3-0 ndaj Romes.

“Cfare mendova te goli nga goditja e kendit? E verteta eshte se une e nisa me ate ide ate goditje. Doja te godisja ne porte.”

“E provoj gjithmone te shtylla e pare dhe kesaj radhe u fut mire. Duhet edhe pak fat, por jam shume shume i lumtur qe shenova.”

“Por jam teper i lumtur edhe per assistin ndaj Dzeko. Sot kemi dominuar, nuk kemi leshuar asnje gje per Romen. Ka qene nje ndeshje e madhe.”

Eshte ndeshja e njembedhjete radhazi pozitive per Interin. Po per ty kjo, a ishte ndeshja me e mire e sezonit?

“Une kam luajtur disa ndeshje te mira. Edhe me Juventusin dhe Milanin kam luajtur mire pertej barazimit mendoj.”

“Por ne nuk kemi ndalur kurre se besuari te aftesite tona dhe rezultate kane ardhur edhe si pasoje e kesaj. Pasoje e besimit te madh qe kemi pasur.”

Je permiresuar ne cdo gje. E ndjen?

“Po, kam me shume besim ne vetevete dhe ndihem vertete mire. Une dua te jap maksimumin per skuadren dhe per klubin. Te tjerat vine vete me vone.”

Tani ne Madrid do te shkohet per te fituar grupin?

“Qe ne San Siro kemi dominuar por kemi humbur. Jemi te forte dhe duam te shkojme atje per te fituar. Duhet ta provojme patjeter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.