Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

936 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Perisic si Kampion Europe, Lautaro i pakapshem. Por me i miri ne fushe ishte nje tjeter: ai qe…

NOTAT – Perisic si Kampion Europe, Lautaro i pakapshem. Por me i miri ne fushe ishte nje tjeter: ai qe…
Inter Club Staff

Interi ka dominuar totalisht derbin e Milanos duke marre keshtu tre pike te arta e duke rritur distancen me Milanin qe eshte ndjekesja me e afert, me 4 pike.

Nderkohe, keto kane qene notat e skuadres zikalter pas ndeshjes se sotme:

HANDANOVIC 8 – Dy minuta paniku ne Gotham City, por ai qe neutralizoi Jokerin suedez, dy here radhazi, ka qene Batmanovic.

Por prit, se ka edhe me shume. Ai e perserit veten pak me vone edhe ndaj Tonalit, qe ne distance te shkurter godet mire.

E pamendueshme te mos thuash se kjo fitore sot ka kaluar totalisht nga Samir Handanovic. Ka qene fantastik ne cdo kuptim te fjales.

Ai ka qene i mrekullueshem ne momentin me te veshtire te Interit. Nderkohe, ne fund ben edhe nje pritje tjeter te bukur ndaj Rebic, sa per ta permendur.

SKRINIAR 7 – Totalisht i motivuar per shkak se perballe kishte Ibrahimovic, ai kerkon respekt dhe tenton ti rrembeje gjithmone kohen ne topat e larte.

Natyrisht, duke qene se behej fjale per nje pune shume te veshtire, ai ja del deri diku, por kurre nuk e ul koken perballe suedezit.

Nje tjeter paraqitje e madhe e Milanit te Interit sot.

DE VRIJ 7 – Nje mur i vertete kunder Ibrahimovic qe shpesh here eshte perplasur tek ai ne menyre sistematike.

Shume mire ne marrjen e kohes, ku kemba e tij ishte gjithmone aty sa here Milani tentonte te dilte perpara. Asnje faull madje ne cdo nderhyrje qe ai ka bere sot.

BASTONI 6,5 – Tashme duket si nje veteran, sepse po luan ne ndeshjet me te rendesishme te karrieres se tij te re pa pasur asnje frike, madje kur ka perballe edhe njerez si Ibrahimovic.

Respekt po, por frike jo. Ai nuk rrezikon asnjehere dhe vazhdon keshtu ne rrugetimin e tij te rritjes qe ka filluar prej kohesh.

HAKIMI 6,5 – I karikuar me topa, perballe kesaj radhe ka Hernandez, qe eshte shume i shpejte dhe e ben te rrije prapa duke qene se presingu i tij ishte i larte.

Kartoni i verdhe e beri qe te kete pak frike ne nderhyrje, por ai kurre nuk ndalet. Galopimi i tij ishte i cmuar te goli i 0-2.

NGA MINUTA E 83 ASHLEY YOUNG – Pa vote.

BARELLA 7 – Nje lider absolut ne mesfushe, vrapon dhe perplaset edhe me mbajtjen e topit te Milanit ne mesfushe te cilen shpesh here e shkaterron.

Menaxhon ndeshjen ne menyre perfekte, duke mos gabuar pothuajse asgje. Tashme eshte nje pike referimi per Interin.

NGA MINUTA E 86 ARTURO VIDAL – Pa vote.

BROZOVIC 7 – Ai ben shume vrap dhe ka nje detyre te qarte: te ndaloje fijen qe lidh shoket e tjere me Ibrahimovic.

Kur eshte per te futur kemben, ai nuk ndalet kurre. Gabon ndonje gje, por ne pjesen me te madhe te lojes luan shume mire.

ERIKSEN 6,5 – Pas ndeshjes me Lazion, ai tregon nje saktesi teper te madhe edhe ne detyra teknike te dhena nga Conte sot.

Vertikalizime pa fund per djemte, por situata e golit te dyte erdhi pikerisht nga ai, pas atij topi per Perisic.

Nuk dominon natyrisht lojen, por te pakten tregohet shume i vlefshem per skuadren dhe per momention qe ajo po kalon.

NGA MINUTA E 78 ROBERTO GAGLIARDINI – Pa vote.

PERISIC 7 – Nje paraqitje si Kampion Europe, mbase ndeshja me e mire qe prej kohes kur eshte rikthyer ne Milano.

Saelemaekers nuk iken kurre edhe pse tenton te rrotullohet sa andej kete, por as Calabria nuk kalon tek ai.

Ishte edhe shume afer golit te dyte, por Donnarumma e shpeton porten. Nje pike referimi per kete Inter: kush do ta kishte menduar?

NGA MINUTA E 78 MATTEO DARMIAN – Pa vote.

MARTINEZ 8 – Dy gola ne nje derbi vlejne nje note shume te larte. Ai jo vetem qe shenon, por ben rolin e gjithckaberesit ne fushe, duke ndihmuar shoket ne cdo faze.

Ne disa momente i pakapshem (Kjaer per ta ndalur duhet te marre kartonin e verdhe) dhe shpesh gati qe te fshehe topin nga kundershtaret.

NGA MINUTA E 78 ALEXIS SANCHEZ – Pa vote.

LUKAKU 7,5 – Assist i mrekullueshem per Lautaron eshte nje diamant i vertete, puna e madhe qe ai ben ndaj Romagnolit me shok eshte nje thesar me diamante.

Por te mos harrojme: ai shenon ne derbin e tij te peste radhazi, nese llogarisim ate qe ka bere edhe ne Kupen e Italise.

Ja pra, ai e tregon edhe njehere se eshte pikerisht Milani skuadra qe ai preferon ta torturoje me shume ne Serie A.

Ai i tregon nder te tjera edhe Ibrahimovic se kush eshe mbreti i vertete i Milanos me nje gol te mrekullueshem qe Ibra e bente ne koherat e tij me te mira e kur kishte ndoshta moshen e belgut.

TRANJER CONTE 7,5 – Comandanti pergatit betejen me nje strategji te madhe, duke i bere ushtaret te rrine gati dhe te mendojne deri te detajet me te medha.

Duke besuar shume te ana mentale e skuadres, ai i ben djemte te recitojne ne menyre perfekte gjithcka ne fushe ne lojes.

Pa shpikur asgje, Interi pas disa minutash kalon ne avantazh me nje aksion klasik. Milani nuk kishte shans sot. Interi i Contes e anulloi totalisht.

MILAN: Donnarumma 6,5, Calabria 5,5, Kjaer 6, Romagnoli 5,5, Hernandez 6, Kessie 6, Tonali 6 (dal 67′ Meité 5,5), Saelemaekers 5,5 (dal 67′ Leao 5,5), Calhanoglu 6, Rebic 5,5, Ibrahimovic 6 (dal 75′ Castillejo 5,5). All. Pioli 5,5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.