Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

965 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, i pari qe flet eshte Nainggolan: “Ndeshje e madhe. Icardi? Ajo qe ka ndodhur…”

Inter, i pari qe flet eshte Nainggolan: “Ndeshje e madhe. Icardi? Ajo qe ka ndodhur…”
Inter Club Staff

Ka qene nje fitore shume e madhe e Interit ajo sot ne fushen e Genoas ne Marassi. 

Nderkohe qe te gjithe prisnin nje ndeshje te komplikuar, djemte e Spallettit kane ditur ta dominojne totalisht ndeshjen atje duke dale fitimtare.

Zikalterit fitojne keshtu ndaj skuadres se Prandellit me rezultatin 0-4 dhe kane sjelle ne shtepi nje fitore te cmuar ne rrugen drejt Champions League.

Menjehere pas ndeshjes ka folur edhe Radja Nainggolan i cili ka qene shume i lumtur si per lojen por edhe per rezultatin e ndeshjes.

Per mikrofonat e DAZN Italia keto kane qene fjalet e belgut:

“Kemi krijuar shume raste qe ne fillim te lojes, kemi mbajtur mire topin me kualitet dhe nuk i kemi lene ne asnje cast te organizohen. Gjetem shpejt edhe rrugen e golit dhe kjo gje na ndihmoi.”

“Kemi bere qe ndeshjen ta luajme ne duke rregulluar gjithcka qe ne minutat e para dhe pastaj kemi vazhduar keshtu deri ne fund te ndeshjes.”

“Icardi? Ne fushe te gjithe duhet te japim nje dore per te fituar. Kjo ka rendesi. Pastaj gjerat qe ndodhin jashte fushes dhe brenda ne dhomat e zhveshjes jane gjerat tona e nuk duhet te dalin jashte. Na takojne vetem neve.”

“Por duhet te dine te gjithe se ne brenda fushes luftojme te gjithe per nje objektiv te perbashket. Mauro ka numra te rendesishem e nuk duhet ti kujtoj une keto gjera.”

“Eshte nje lojtar shume i rendesishem qe mund te na ndihmoje patjeter shume. Champions? Nuk me interesojne skuadrat e tjera, duhet te shohim veten tone dhe ta kapim sa me shpejt kete objektiv.

Keto kane qene fjalet e Nainggolan. Pas pak minutash edhe notat e ndeshjes dhe fjalet e teknikut Spalletti dhe lojtareve te tjere. Qendroni me ICA!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.