Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

539 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Icardi eshte nje kanibal: “Ne muajin e fundit na ka impresionuar. Sfide ndaj…”

Inter, Icardi eshte nje kanibal: “Ne muajin e fundit na ka impresionuar. Sfide ndaj…”
Ardis
  • On 30/10/2018, 17:20

Argjentinasi ka gjetur serish mesataren e realizimeve impresionuese.

Mbas nje fillimi jo te mire, Mauro Icardi ka rifilluar te realizoje gola me nje mesatare te realizimeve impresionuese. Edhe dje ne ndeshjen kunder Lazio-s, sulmuesi argjentinas, ku realizoi nje dopiete, ka vene dukje intuiten e tij per gol, specialiteti i shtepise.

Ne kete kampionat, qe mesa duket po e ekzalton argjentinasin, i fryre me shume mundesi nga sfida kunder Cristiano Ronaldo-s dhe te tjere:

“Udheton me nje gol e gjysem per ndeshje, ne kete muaj te fundit ne kampionat: ka luajtur 4 ndeshje, Icardi, sepse nuk luajti me Cagliari-n, dhe ka realizuar 6 gola”.

“Ka rigjetur nje ritem impresionues, eshte rikthyer afer kryesimit te klasifikimit te golashenuesve, ne habitatin e tij natyral, ku ne kete sezon eshte pjesemarres edhe Cristiano Ronaldo”.

“Ka festuar ne stadiumin Olimpik dhe serish kunder Lazio-s, ne stadiumin dhe kundershtarin qe me 20 maj i kane dorezuar atij dhe Inter-it kualifikimin ne Champions League”.

“Mesa duket Lazio i sjell fat Icardi-t, dhe ndaj bardhekalterve ka realizuar 7 gola me bluzen e Inter-it, dhe nje nder perfitimet edhe konfrontimi direkt me Ciro Immobile, sulmuesi me te cilin, sezonin e kaluar fituan sebashku cmimin e golashenuesit me te mire ne Serie A. Edhe tani e ka arritur Ciro-n ne kuoten e 6 golave”, shkruan Corriere della Sera.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.