Inter, Icardi flet per Martinez: “Nje lojtar i madh, do e ndihmoj me gjithcka. Shpresoj qe…”
Mauro Icardi, gjate intervistes se tij per Ole, ka folur edhe per sulmuesin e ardhshem zikalter Lautaro Martinez.
Ata dy me shume mundesi do te formojne sulmin zikalter per sezonin e ardhshem.
Tashme flitet per nje super dyshe argjentinase te Interi, Icardi dhe Lautaro Martinez. Ka mundesi?
“Po. Lautaro eshte nje lojtar i madh, me nje te tashme te shkelqyer. Dhe shpresoj per te miren e Interit dhe te gjitheve qe te mund te ambientohet mire ne Itali. Per te miren e tij dhe te skuadres”.
Cfare mendon per te?
“Mendoj qe po kalon ne nje moment te madhe dhe nese do duhet te transferohet te Interi, une do e ndihmoj me gjithcka qe ai ka nevoje”.
Kujtojme qe pervec se te Interi, nuk eshte e pamundshme qe t’i shohim te dy se bashku edhe ne Boteror.