Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,209 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Icardi paska bere paqe me grupin e lojtareve? Aspak, ja cfare ka ndodhur dje ne stervitje…”

“Icardi paska bere paqe me grupin e lojtareve? Aspak, ja cfare ka ndodhur dje ne stervitje…”
Inter Club Staff

Sot eshte dita e rikthimit ne fushe te Mauro Icardit. Genoa-Inter behet pothuajse nje ndeshje ku per nje copez kohe te gjithe syte do te kthehen tek ish-kapiteni i Interit se sa te dy skuadrat. 

Luciano Spalletti diten e djeshme ka deklaruar se argjentinasi do te kuaje titullar dhe se ai mund ti jape shume Interit ne kete finale sezoni. Eshte nje “paqe” qe nuk ka mberritur kurre tek Interi kjo, por qe eshte mbyllur nje sy qe sezoni te mbyllet mire.

Gjithesesi, sipas Corriere dello Sport, nuk ka aspak paqe ndermjet Icardit dhe shokeve te skuadres dhe ata betohen per kete duke treguar edhe ngjarje nga stervitja diten e djeshme ne Appiano Gentile.

Ja cfare shkruan e perditshmja italiane ne faqet e saj: 

“Do te kete te gjithe syte e perqendruar tek ai diten e sotme Mauro Icardi. Do te kete te perqendruar edhe syte e shokeve te skuadres qe pertej faljes qe i ka rezervuar klubi dhe Spalletti lojtarit, ata nuk jane aspak dakort.”

“Perseri diten e djeshme grupi i lojtareve tek Interi priste nje fjalim per te kerkuar falje nga Icardi, por kjo gje nuk ka ndodhur.”

“Keshtu, nderkohe qe stervitja vazhdonte, ka nga ata deshmitare qe betohen e qe ishin prezent se disa lojtare e tregonin pakenaqesine e tyre ndaj Icardit edhe duke e injoruar totalisht dhe duke mos e pare fare ne sy.”

“Por nderkohe kishte nje pjese te mire te skuadres qe Icardi ka mardhenie te mira dhe qe me Icardin kane bere edhe shaka normalisht.”

“Perseri probleme mes gurpit dhe Icardit edhe pse kjo histori u be 52 dite qe ekziston tashme? Eshte e mundshme. Por ne raste si keto goli eshte kura me e mire ku do te veshtrohet cdo levizje e skuadres me kujdes. Nese Mauro do te shenoje, shume gjera do te shkojne ne vend por jo aq bukur sa i pershkroi Spalletti ne konference per shtyp. Mes Mauros dhe shokeve mund te kete nje pakt te nenshkruar ne heshtje per te derguar Interin ne Champions e pastaj rruget e dikujt mund te ndahen.”

“Gjithesesi nje gol sot do te bente qe te kuptohej me mire harmonia e skuadres: sa do te komentohej nje perqafim i Perisic ndaj Icardit ne rast goli? Pafund. Po ne rast se ai nuk feston? Atehere kush eshte me shume se pafundi? Po, kaq shume do te komentohej kjo e dyta.”

Keshtu e mbyll shkrimin e saj Corriere dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.