Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

768 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Icardi, sot nje rikthim pa te ardhme: ja skenari i mundshem ne fund te sezonit!

Inter-Icardi, sot nje rikthim pa te ardhme: ja skenari i mundshem ne fund te sezonit!
Inter Club Staff

Eshte pranvere, zgjohuni vajza… eshte teksti i nje kenge te vjeter. 

E keshtu, kesaj radhe ky mengjes pranvere nuk eshte per asnje vajze por per Mauro Icardin dhe Gazzetta dello Sport e nis pikerisht keshtu shkrimin per ish-kapitenin e Interit dhe tregon me detaje te gjitha zhvillimet diten e djeshme:

“Argjentinasi sot do te rikthehet te stervitet ne grup. Eshte nje grup i pergjysmuar per shkak te largimeve te lojtareve drejt kombetareve respektive. Por gjithesesi duket se hapat jane hedhur me kujdes dhe me radhe.”

“Sot brenda ores 10 Mauro do te jete ne pankine (mendohet se ka arritur tashme) dhe pas nje ore, rreth ores 11 do te zbrese ne fushe.”

“Eshte nje rrugetim i deturuar ky dhe mbase vetem hapi i pare dhe jo ai perfundimtar per perfundimin e kesaj ceshtje qe dukej se nuk e kishte nej fund.”

“Por gjithcka vlen si ne videolojra: pa kaluar nivelin fillestar, eshte e pamundur te shkosh tek niveli i dyte. Pastaj i treti dhe deri tek i fundit, me 26 maj. Pastaj te ndodhe ajo qe duhet te ndodhe. Por me te gjitha gjasat rruget do te ndahen ne fund te sezonit, me perjashtim te rastit kur Interit nuk do i vije asnje oferte per sulmuesin e saj.”

“Marotta dhe Nicoleti e kishin pergatitur terrenin per rikthimin e tij ne fushe dhe pritej vetem nje hap, i takonte lojtarit qe dje ka therritur ne telefon avokatin e besuar te familjes dhe i ka treguar deshiren e tij per tu rikthyer ne dispozicion te skuadres.”

“Argjentinasi e ka vleresuar shume sjelljen qe ka pasur me te Steven Zhang dhe duket se nuk e ka kerkuar mbrapsht shirtin e kapitenit, gje qe ka pasur ne mendje te kerkoje ne momentin e pare qe mori Nicoletin si avokat.”

“Interi nga ana e saj thjesht po priste kete komunikim sepse lojtari me kete levizje thjesht po ulte vleresimin e tij ne merkato per ne vere. Sot per sot, skenari me i mundshem eshte nje largim i tij. Dukej e pabesueshme ne fillim te sezonit por tashme e pabesueshme eshte qe Icardi te qendroje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.