Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

1,347 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Icardi u lumturua shume kur Dzeko rinovoi me Romen: “I kishte thene shokeve qe tani ishte momenti i tij.”

Inter, Icardi u lumturua shume kur Dzeko rinovoi me Romen: “I kishte thene shokeve qe tani ishte momenti i tij.”
Inter Club Staff

Sipas asaj qe shkruan Corriere dello Sport, Mauro Icardi e ka bere rruge tashme qe te refuzoje skuadra pa menduar per pasojat qe keto refuzime mund te kene ne karrieren e tij.

E perditshmja italiane tregon per refuzimin e tij ndaj Romes qe ka ardhur pa u menduar dy here.

Corriere shkruan se sulmuesi i Interit ka qene shume i lumtur ne momentin qe ka lexuar se Edin Dzeko ka rinovuar me klubin roman, aq sa kete gje ja ka shprehur edhe miqve te tij te afert.

“Icardi ka bere te njejten gje kete merkato: kur Monaco e ka kerkuar as nuk ka dashur ta degjoje cfare i ofronin ata: menjehere jo, nuk behet.”

“Me Romen ndodhi e njejta gje madje, por kishte nje moment ku ai u lumturua jo pak. Ky moment ishte kur ai mori vesh qe Dzeko kishte rinovuar me Romen, nje mendje i thoshte se tashme do e kishte me te thjeshte integrimin ne skuadren e Contes, por me sa duket, ai eshte gabuar.”

“Kete ide ja ka treguar miqve te tij te afert, por Interi nuk e ka menduar integrimin e tij aspak pas rinovimit te Dzekos me Romen dhe zikalterit menjehere jane hedhur ne sulm per Sanchez.”

“Tani jemi ne nje moment ku askush nuk e di se cfare do te ndodhe. Duket nje situate unike edhe per Marotten qe deri me tani nuk po arrin te gjeje dot zgjidhe per ish-kapitenin qe vetem e vetem te qendroje ne Milano mendohet se mund te pranoje edhe nje sezon ne tribune duke e demtuar jo pak Interin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.