Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | February 25, 2021

Scroll to top

Top

460 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ideja e cmendur Florenzi! Spalletti eshte gati per ta sjelle ne Milano: ja detajet

Inter,  ideja e cmendur Florenzi! Spalletti eshte gati per ta sjelle ne Milano: ja detajet
Inter Club Staff

Del nje emer i ri surprize per zevendesimin e mundshem te Joao Cancelo.

Por cfare emri: Alessandro Florenzi.

Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport kane shkruar sot per te njejten gje: Interi mendon seriozisht per italianin dhe nese ai nuk do te rinovoje kontraten me Romen (i skadon ne 2019), Suning do te hidhet ne sulm.

Image result for florenzi

Mbase kjo gje do te ndodhe qe prej dritares se ardhshme te merkatos.

“Florenzi ka kontraten ne skadence ne fundin e sezonit tjeter dhe Roma, prej muajsh tashme, po negocion per rinovimin, por zerat ne Trigoria tregojne se mbrojtesi kerkon nje rroge tek 4 milione euro ne sezon, bashke me bonuse – tregon Gazzetta dello Sport.”

“Ne fillim te vitit dukej se cdo gje ishte mbyllur, por asnjehere nuk u zyrtarizua ndonje marreveshje.”

Pikerisht per kete arsye ka ardhur telefonata e Luciano Spallettit.

Image result for florenzi

“Nese nuk do te gjesh nje marreveshje me Romen, do te jem mese i lumtur te te mirepres tek Interi.”

Gazzetta vazhdon: “Per momentin Florenzi nuk eshte shprehur, por as nuk i ka mbyllur rrugen Interit dhe Spallettit.”

Ky eshte nje diskutim ne faze embrionale, edhe pse Florenzi i ka te gjitha kualitetet per tu bere nje flamurtar i ardhshem i Romes, ai eshte Romanist ne shpirt.

Por eshte per te mos u nenvleresuar ana ekonomike e kontrates se tij.

Kush jane alternativat? Te zakonshmit: Semedo, Partey dhe Kaderabek. Gjithmone ne rast se Cancelo nuk blihet dot.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.