Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 20, 2019

Scroll to top

Top

505 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, iken Icardi? Ka nje plan nga Marotta dhe Ausilio per te blere Dzeko: ja shifrat dhe detajet

Inter, iken Icardi? Ka nje plan nga Marotta dhe Ausilio per te blere Dzeko: ja shifrat dhe detajet
Inter Club Staff

“Ne kohe rrjetesh sociale eshte e drejte te thuash keshti: Dzeko i ka bere like Interit. I ka bere dhe nuk eshte me nje mister per asnjerin nga protagonistet e kesaj historie sepse ndermjet tij dhe klubit zikalter ka dicka me shume se sa thjesht stime dhe distance.”

Keshtu e hap shkrimin e saj Gazzetta dello Sport per sa i perket tratatives qe mund te dergoje Edin Dzeko ne skuadren zikalter kete vere.

Sulmuesi boshnjak i Romes ne keto dite ka diskutuar me agjentin e tij Redzepagic per te ardhmen e tij qe duket pa asnje dyshim larg Romes.

Ja cfare shkruan e perditshmja italiane per kete histori ne faqet e saj: 

“Me klubin roman ai nuk po kalon nje nga momentet e tij me te mira dhe nje shitje ne fund te sezonit do te jete shume e mundshme. Eshte dicka qe do te ndodhe e nese nuk do i lejohet do te jete e gabuar.”

“Interi do i jepte mundesine Edin qe te luante ende ne nivele te larta dhe nga ketu lind deshira e Dzeko per nje transferim tek Milano zikalter.”

“Me pak fjale, nese Interi ka ne mendje boshnjakun per sulmin e vitit te ardhshem kjo eshte sepse boshnjaku mund te vije vertete.”

“Rroga e lojtarit – 4,5 milione euro plus bonuse – eshte e larte por hyn gjithesesi ne parametrat e klubit. Eshte e qarte qe kontrata ne skandence ne 2020, qe veshtire se do te rinovohet, nuk i lehteson planet e Interit qe deshiron ti ofroje atij nje kontrate tre vjecare.”

DZEKO POST-ICARDI – Ideja Dzeko lind natyrisht nga situata qe lidhet me Icardin: rruga per te sjelle boshnjakun ne Milano, nenvizon Gazzetta dello Sport, do te lehtesohet shume nese per ish-kapitenin zikalter do te vijne oferta te rendesishme.

“Dzeko i pelqen Ausilios qe gjithmone dhe i njejti Marotta ka provuar qe ta transferoje tek Juventusi duke qene shume afer arritjes se kesaj gjeje njehere e nje kohe.

Boshnjaku konsiderohet si profili perfekt per te kompletuar repartin sulmues per te luajtur afer Lautaros ose ne vendin e Lautaros. Ai shikohet si tipi i sulmuesit ideal per te ndihmuar El Toron te rritet akoma me shume.

Ideal si per llojin e lojes por edhe per eksperiencen nderkombetare qe ai eshte ne gjendje te ofroje. Kualitete keto qe i kane munguar Interit ne disa dalje europiane.”

PROBLEMI I VLERESIMIT TE KARTONIT DHE KUSHTET – Interi ka filluar te levize per ta mbyllur qe tani ceshtjen Dzeko, por pa kualifikimin ne Champions qe nuk eshte ende i sigurt, zikalterit nuk mund te bejne dot hapa te tjere.

Pastaj nje problem per tu zgjidhur eshte edhe vleresimi i lojtarit: Roma e vlereson rreth 30 milione euro ndersa Interi deshiron nje marreveshje low cost. Rruga duket e veshtire por bosnjaku mund te veshe fanellen zikalter ne fund te sezonit. Mendohet se Interi mund te arrije deri ne 25 milione euro per te, por ka shume dyshime per kete shifer kaq te majme duke pare se ai sapo ka mbushur 33 vjec.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.