Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,423 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Inzaghi dergon nje tjeter mesazh dhe zbulon mbrojtesin e ardhshem ‘pa dashje’? “Drejtuesit e mi e dine qe…”

Inter, Inzaghi dergon nje tjeter mesazh dhe zbulon mbrojtesin e ardhshem ‘pa dashje’? “Drejtuesit e mi e dine qe…”
Inter Club Staff

Simone Inzaghi diten e djeshme, pas intervistes pas ndeshjes, ka dale ne konference per shtyp per tu pergjigjur per fitoren 3-0 ndaj Spezias.

Keto kane qene fjalet e tij:

A mendon se ke qene nje njeri i rendesishem ne vendimin e klubit per te mbajtur Skriniar?

“Per ate qe i takon merkatos, une kam fatin te punoj me njerez shume te zotet qe po bejne maksimumin per Interin. Ky eshte fati im”.

Me rikthimin e Lukakut dhe disa blerjeve te tjera, ky Inter ngjan me i forte se vitin e kaluar…

“Kjo eshte ajo qe thua ti, por fusha do e tregoje. Ne kemi mbetur skuadra e vitit te kaluar, kemi marre disa lojtare funksionale”.

“Tani me takon mua te zgjedh lojtaret e duhur. Ndryshimet, si ne Lecce por edhe sot, kane dhene nje dore te rendesishme”.

A do te vije tek Acerbi tek Inter?

“Une drejtuesve i kam thene qarte se cfare dua. Ata e dine mendimin tim dhe po kerkojne qe ta realizojne. Kaq per merkaton”.

Por meqe jemi te Acerbi, a mund te themi se eshte ai lojtari ideal per ty duke qene se eshte nje parameter zero, e njeh Serie A dhe me ty ka nje histori te bukur?

“Kjo patjeter, por ka edhe dinamika ne merkato. Per kete po mendojne drejtuesit. Ata e dine shume mire ke lojtar dhe cfare karakteristikash po kerkoj”.

“Ne ditet ne vazhdim me siguri do e kemi lojtarin ne skuader.”

Ne cfare pike eshte skuadra? Si eshte Lukaku?

“Eshte shume mire, si gjithe skuadra. E dinim qe ne miqesore do e kishim pak me te veshtire sidomos me Francezet se ishin me perpara ne pergatitje, por nuk u zbrapsem”.

Sa e rendesishme eshte te shihet skuadra e qete ne pritje te Lazios dhe Milanit?

“E dime qe tani kalendari do te na vere perballe skuadrave te rendesishme, skuadrave ku duhet bere shume mire”.

“Djemte po punojne ne menyren me te mire te mundshme. Une jam i lumtur. Kemi bere nje ndeshje te mire.”

Do te shohim ndonjehere dyshe te tjera ne sulm?

“Mendoj se kam sulmuesa qe mund te luajne me te gjithe. Ne Lecce kemi luajtur me te katert ne fushe. Por kombinimet mund te jene te gjitha. Dine ta bejne kete gje ata”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.