Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

551 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Inzaghi flet per mediat para Lazios: “Jane shume te forte, por ne jemi Inter. Ne mendje kam disa dyshime per…”

Inter, Inzaghi flet per mediat para Lazios: “Jane shume te forte, por ne jemi Inter. Ne mendje kam disa dyshime per…”
Inter Club Staff

Simone Inzaghi rikthehet te flase per mediat ne Suning Training Centre ne konferencen per shtyp perpara ndeshjes me Lazion. 

Nje ndeshje asnjehere banale kjo, sidomos kur kujtohet se Inzaghi ka qene tranjer i tyre per pese vite me radhe.

Keto kane qene fjalet e tij:

Eshte nje ndeshje e madhe qe ne javen e trete. Cfare ndeshje do te jete?

“Me siguri e dime qe do te perballemi me nje skuader te forte qe kete vit eshte permiresuar shume ne organik”.

“Kane mbajtur me te fortet ne skuader dhe ed ime qe do te bejne nje ndeshje me karakter. Do te gjejme nje kundershtar te pergatitur, ne nje stadium te rendesishem, por duhet te bejme nje ndeshje te kujdesshme”.

Immobile ka thene se qe kur Inzaghi eshte ne Milano eshte me bukur te luash kunder Interit. E ndan kete mendim?

“Me lidh nje ndenje e forte me Ciron. Ka bere sezone te medha me mua, e ka bere edhe sezonin e kaluar me Sarrin.”

“E di qe do te jete nje ndeshje e madhe per te gjithe. E kemi te vecante kete ndeshje. I uroj te shenoje po aq shume sa ne te kaluaren, por te rrije pushim me neve”.

Situaten Skriniar si po e perjeton?

“E shoh shume mire, te perqendruar, te kujdesshem. Ka pasur disa probleme ne fillim sepse vinte nga nje demtim em komebtaren”.

“Nuk kishte humbur kurre nje stervitje ne karrieren e tij. Ky demtim e ka ngadalesuar pak, por me pas eshte vene ne dispozicion. Po rritet shume”.

Sa do te duhet per Lukakun ne maje?

“Mendoj se ka bere mire ne dy ndeshjet e para. Diskutimi nuk eshte vetem per te, por per te gjithe skuadren”.

“Gjendja jone ne pergjithesi po rritet. Kemi disa lojtare fizikisht te rendesishem. Kemi nisur mire dhe duam te vazhdojme mire”.

“Lukaku perfshihet ketu. Do te kemi shume ndeshje te aferta. 19 vetem ne nje ndalse te vetme. Do te duhet te kerkojme qe te kemi te gjithe lojtaret ne dispozicion”.

Eshte nje kampionat qe luhet ne ndeshjet direkte?

“E dime sa te rendesishme jane, por deri ne vitin e kaluar do te kishin rendesi edhe ndeshjet direkte edhe golat.”

“Tani jo me, sepse rregullat kane ndryshuar. Gjithesesi, ndeshjet direkte jane gjithmone te rendesishme.”

Gagliardini mund te jape nje dore ne mesfushe edhe per Calhanoglu?

“Mund te jete nje zgjidhje, te dielen eshte futur mire ne ndeshje. Eshte nisur me vonese sepse ka pasur nje problem fizik”.

“Eshte nje balotazh si shume te tjere per neser. Une kam fatin te kem lojtare te rendesishem ne dispozicion qe me vene ne veshtiresi cdo dite”.

Duke pasur kaq shume ndeshje, por nje skuader me te gjere. A do te studiosh tashme zevendesimet edhe ne baze te ndeshjeve?

“E di qe duhen bere ndryshime te rendesishme. Vitin e kaluar kemi bere turn over, por tani jemi ne fillim, jemi heret”.

“Skuadra eshte mire, por ne keto ndeshje te para do te luajme pa e shkundur shume formacionin tone. Maksiumi 3 apo 4 elemente ndryshe”.

Cfare raporti ke me Sarrin?

“Jane ndeshje te veshtira ato me Sarrin, e kam takuar kur ka qene me Napolin, me Juven. Eshte nje tranjer qe deshiron te jape shenjen e tij te skuadrat qe stervit”.

Asllani mund te jete nje zevendes Brozovic apo nje mezzala?

“Po punon shume mire, ka ardhur me shume pritshmeri. Eshte marre per te ndihmuar Brozovic ne ate rol”.

“Duke mos pasur Mkhitaryan qe eshte nje mezzala roli mund te perdoret gjithashtu edhe ne ate pozicion. Por une e shoh playmaker para mbrojtjes”.

Dimarco po tregohet nje lojtar i rendesishem ne shume role. Mund te luaje ne mesfushe?

“Dimarco eshte nje lojtar modern, me teknike, levizshmeri, qe po merr nje hapsire te madhe sepse po e meriton”.

“Me shume se nje mezzala, une e shoh si nje lojtar te peste ne krah apo te trete ne mbrojtje. Ne varesi te ndeshjeve”.

“Per fat kam edhe nje si Darmian qe i ben te dy keto role si ai. Shpesh here do te tentoj ti perdor ne menyren me te mire te mundshme”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.