Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,148 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Inzaghi gati te ‘kopjoje’ Antonio Conten? “E ka kuptuar se e vetmja menyre per te fituar eshte nese thyen…”

Inter, Inzaghi gati te ‘kopjoje’ Antonio Conten? “E ka kuptuar se e vetmja menyre per te fituar eshte nese thyen…”
Inter Club Staff

Qe Inter te fitoje, Simone Inzaghi duhet te kopjoje, barazoje dhe te tejkaloje ate qe Antonio Conte ka bere ne sezonin 2019-2020.

Per kete eshte e bindur La Gazzetta dello Sport e cila me pas shpjegon me detaje teorine e saj ne lidhje me luften Scudetto kete sezon.

“Sipas nesh, ka te pakten pese motive per te menduar se Inter mund te shenoje me shume se 114 gola qe eshte edhe rekordi i Antonio Contes”.

“Motivi i pare eshte Romelu Lukaku, qe ne vitin e Scudettos arriti te shenonte 24 gola ne total me fanellen e Interit”.

“I dyti eshte Lautaro qe deri me tani nuk e ka mbyllur kurre nje sezon me me pak gola te shenuar se ai i meparshmi”.

“6 gola ne 2018-2019 e me pas 14 gola. 17 gola dhe 21 gola ne turneun e fundit. Jo keq apo jo edhe per te?”

“Pastaj, afersia me Lukakun ate vetem do e ndihmoje me shume per gjate gjithe sezonit dhe ata shihen si nje dyshe perfekte”.

“Mungesa e nje sulmuesi qe e ndihmonte me mbrojtesat kundershtare vitin e kaluar nuk e ndali ate gjithesesi dhe beri nje sezon te madh”.

“Ai ka fituar nje maturi te madhe dhe eshte bere nje lider i te gjithe skuadres, brenda dhe jashte fushes se lojes”.

“Dy sulmuesve i bashkohet ne skuader nje blerje si puna e Mkhitaryan ne vendin ku ka qene Arturo Vidal ne skuader”.

“Ai shenon me shume se kilani por ka ardhur edhe nje si Asllani qe do te beje Brozon te pushoje sa here te jete nevoja”.

“Ne fund, eshte edhe Dumfries, i cili u fut ne mekanizmat e skuadres vetem nga dhjetori pas nje faze te gjate adaptimi”.

“Ne disa ndeshje ka qene lojtari me sulmues per sa i perket pozicionimit. Inzaghi ka shume besim tek ai dhe eshte kunder nje shitje”.

“Denzel ne vitin e fundit eshte ndalur ne pese gola te shenuar. Inter do te peshohet kete sezon edhe nga krahu i tij”.

“Te gjitha keto jane arsye se Inter kete sezon 114 gola mund ti arrije dhe 114 gola ne fund fare mund te japin nje kampionat, gjithmone nese prapavija mban njesoj ose me mire se sa vjet”.

“Ky eshte plani i Inzaghit per te kopjuar dhe per te tejkaluar Conten qe me Interin gjithashtu fitoi Scudetton ne sezonin e tij te dyte”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.