Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

498 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Inzaghi i habit te gjithe per Sensin: “Nuk i kam thene ende lamtumire. Nese ai deshiron, atehere…”

Inter, Inzaghi i habit te gjithe per Sensin: “Nuk i kam thene ende lamtumire. Nese ai deshiron, atehere…”
Inter Club Staff

Nje ndeshje e cmendur, qe Interi po e shihte qe po i ikte nga duart pak perpara se Andrea Ranocchia te kishte shenuar ate gol me gjysme-roveshate.

Nderkohe, pak me vone, Stefano Sensi i futur ne kohen shtese, arriti te dergonte Interin ne turin tjeter me nje gol tjeter te bukur.

Menjehere pas ndeshjes ka folur tekniku Simone Inzaghi i cili per mikrofonat e Sport Mediaset i ka habitur jo pak te pranishmit me fjalet per Sensin sidomos.

Mbase veshtiresite vine nga ndeshjet perpara kesaj ndeshje…

“Une mendoj se te gjithe i kemi pare keto ndeshje te Kupes se Italise, te gjitha te zgjatura ne kete menyre.”

“E dinim qe do te kishim perballe nje skuader me kualitet: ne pjesen e pare duhet te benim ndonje gol me shume se ata, por portieri i tyre ka bere disa pritje te mrekullueshme.”

“Ne pjesen e dyte kemi humbur distancat dhe kemi humbur edhe kthjelltesine. Kemi shkuar poshte me gola, por jemi treguar te zotet te rekuperojme. Donim te kalonim kete tur patjeter.”

Sensi futet dhe shenon golin e kualifikimit.

“Mendoj se ai e ka merituar nje nate si kjo. Nuk ka pasur shume hapsire por eshte stervitur gjithmone ne menyren me te mire te mundshme.”

“Per aq kohe sa do e kete fanellen e Interit veshur une e konsideroj shume. E dime qe ka shume zera merkatoje por nese deshiron te qendroje, une e mbaj fort prane vetes sepse eshte nje arme ne dispozicionin tone.”

“Kemi folur shume, eshte nje djalosh inteligjent. Nuk e kam pershendetur akoma. Per aq kohe sa eshte tek Interi, une e shtrengoj fort.”

Sa jemi penalizuar nga terreni i lojes?

“Kemi kete problematiken e fushes qe prej nje muaji e gjysem, shpresoj te behet dicka per kete gje.”

“Tani eshte ndeshja e fundit perpara pushimit te kombetareve. Por une shpresoj qe te behet dicka e mire per kete.”

“Mendoj se nga fusha gjithesesi nuk penalizohemi vetem ne, por sot eshte penalizuar edhe Empoli. Ne raste te tilla, penalizohen te dyja skuadrat.”

Sanchez do te kishte dashur ndonje minute me shume?

“Alexis eshte vlere e shtuar. Po meriton minutazh me paraqitjet e tij. Duhet te vleresojme te vetmen note negative te nates se sotme, demtimin e Correas.”

“Sa keq, sepse po rikthehej mire ne fushe. Shpresojme te mos jete asgje e rende por dukej dicka e rendesishme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.