
Inter, Inzaghi me i ashper se kurre me klubin? “Ka derguar nje ultimatum te qarte: brenda 10 ditesh kam nevoje per dy…”
Dicka me shume se 10 dite dhe merkato do te mbyllet njehere e mire per kete vere e bashke me te, edhe zerat e saj.
Por ne shtepine Inter vazhdon ende puna per te gjetur nje mbrojtes qendre, i dashur nga Inzaghi, por me sa duket, ai nuk eshte e vetmja kerkese e Inzaghit per klubin.
“Simone Inzaghi nuk ka perdorur aspak fjale me nenkuptime perpara mediave dhe ka folur qarte dhe fort per ate qe i mungon Interit te tij”.
“Kerkesa e pare ka qene qe nga Inter te mos largohet askush. As Skriniar, as Dumfries, e asnje tjeter. Skuadra duhet te jete kjo”.
“Nderkohe, kerkesa e dyte, ka qene per Zhang dhe Marotten: me duhet nje mbrojtes qendre ne vend te Ranocchias”.
“Por nderkohe qe te gjithe flasin per fjalet perpara mediave, ato jane thjesht maja e iceberg qe duket ne pamje te pare”.
“Kjo sepse Inzaghi ka dhene ultimatum te qarte per klubin: nese duam te kemi pritshmeri te larta, keto kerkesa duhen plotesuar dhe mbrojtesi duhet te vije brenda 10 ditesh”.
“Inzaghi nuk deshiron qe mbrojtesi te vije ne castet e fundit te merkatos e nuk deshiron te behet ndonje afrim i pa menduar gjate”.