Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

384 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Inzaghi merr vendimin: “Ja 4 lojtaret qe do te largohen nga klubi dhe nuk do te rinovojne.”

Inter, Inzaghi merr vendimin: “Ja 4 lojtaret qe do te largohen nga klubi dhe nuk do te rinovojne.”
Inter Club Staff

Eshte vetem viti i pare tek Interi dhe Inzaghi deri me tani ka bere shume mire duke pare nisjen e zikalterve.

Ai erdhi ne Milano dhe pothuajse trashigoi te gjithe skuadren e Contes por me disa ndryshime te rendesishme dhe largime qe peshojne.

Gjithesesi, deri me tani tekniku nga Piacenza ja ka dale te beje me te miren dhe ka arritur ti ngulise skuadres nje ide te re loje.

Por nuk mbaron me kaq, sepse Interin e vertete te Simone Inzaghi do te fillojme ta shikojme duke filluar nga vera e 2022.

“Pikerisht ne kete vere, Interi parashikon qe te largoje lojtare te rendesishem qe nuk bejne me pjese ne projektin e klubit.”

“Gjithcka nis qe nga mbrojtja, ku Danilo D’Ambrosio dhe Aleksander Kolarov nuk pritet te qendrojne me ne Milano.”

“Te dy ata jane ne vitin e fundit te kontrates dhe Interi nuk ka aspak ndermend qe ti mbaje ne skuader duke qene se edhe vete Inzaghi i ka perdorur shume pak.”

“Por i njejti fat i pret edhe dy lojtare: nje ne mesfushe dhe nje ne sulm, ku Inzaghi i ka idete shume te qarta.”

“Behet fjale per Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez, dy kilianet qe po kalojne nje moment te kundert ne kete moment: Vidal po paraqitet mire ndersa Sanchez me shume po luan jashte fushes me postime ne instagram se sa ne fushe.”

“Keta jane kater emrat e pare qe do te largohen nga Interi veren e ardhshme dhe vertete duhet te ndodhe dicka e rendsishme qe ata te rinovojne kontraten me Interin sepse edhe kerkesat e tyre per rroge jane teper te larta per statusin qe kane ne skuader.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.