Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,535 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, INZAGHI NDRYSHON SKEMEN PER LUKAKUN? “Ja hipoteza me e fundit: tranjeri po mendon per dy…”

INTER, INZAGHI NDRYSHON SKEMEN PER LUKAKUN? “Ja hipoteza me e fundit: tranjeri po mendon per dy…”
Inter Club Staff

Me sa duket, ardhja e Romelu Lukaku ne Milano ka bere qe Simone Inzaghi te mendoje per nje ndryshim skeme.

Eksperimenti i 3-4-1-2 duket ne horizont, sidomos me ardhjen e mundshme te Dybala, por Inzaghi ka edhe nje ide tjeter.

Per kete ka folur diten e sotme Tuttosport, e cila tregon edhe disa detaje per nje hipoteze komplet te re per vendosjen ne fushe.

“Simone Inzaghi e di shume mire qe Lukaku do te jete ne qender te sulmit. Por nuk e ka vendosur ende si do te luaje me te”.

“Nese vjene Dybala, nje mendim eshte te luhet me ate pas Lukakut dhe Lautaros, edhe pse do te ishte pak e veshtire te gjeheshin ekuilibrat”.

“Por Inzaghi ka edhe nje ide tjeter: ate qe te luaje me nje skeme 3-4-2-1, pra me Lukakun ne qender dhe pas shpines dy lojtare”.

“Keta dy lojtare mund te jene Lautaro dhe Dybala, por edhe Lautaro me Correa, gjithmone nese Dybala nuk vjen.”

“Por si trekuartist mund te luaje ne cdo moment edhe Mkhitaryan apo edhe Hakan Calhanoglu, qe e ka bere disa here kete rol”.

“Pra, Inzaghi po mendon goxha per kete. Sezoni i ri mund te gjeje Interin me nje fytyre komplet te re ne fushen e lojes. Nje fytyre me njeri kopertine Romelu Lukaku”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.