Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

696 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Inzaghi nuk dorezohet: “Mos me pyesni a besoj te Scudetto sepse une jam ai qe ka festuar nje…”

Inter, Inzaghi nuk dorezohet: “Mos me pyesni a besoj te Scudetto sepse une jam ai qe ka festuar nje…”
Inter Club Staff

Pas 3-1 mdaj Cagliarit, Inter ka mbajtur gjalle shpresen e saj per Scudetton edhe pse eshte shume e veshtire.

Nderkohe, pas fjaleve per DAZN, Inzaghi ka dale perpara gazetareve ne Cagliari per te folur ne konference per shtyp. Keto kane qene fjalet e tij:

Sa besoni ende te Scudetto?

“Mungon edhe nje ndeshje. Mos me pyesni sepse besoj, skuadra beson. Me ka ndodhur edhe njehere tjeter qe te jem dy pike prapa ne ndeshjen e fundit.”

“Kam qene te Lazio dhe ne fund e kemi fituar pikerisht keshtu. Te merkuren pas ndeshjes dhe te enjten kemi festuar ate kupe te bukur qe fituam.”

“Nderkohe, djemte kane ditur te paraqiten ne lartesine e duhur si profesionista te vertete dy dite me pas.”

Cfare i ke thene pas fitores se Milanit?

“Kishte ndodhur edhe me heret ne Udine. I kam thene te mos shohin asgje dhe te mendojme per veten tone.”

“Gjeja me e rendesishme ishte ndeshja jone. E fundit e kampionatit do te jete nje jave e hapur. Eshte nje kampionat emocionues.”

Si e ke pare Cagliarin?

“E kam pare mire, por ka gjetur perballe nje Inter te madh. Kemi bere tre gola dhe kemi goditur edhe shtyllen. Ata po luftojne por Inter donte te fitonte per shpresen Scudetto.”

Pse e hoqe perpara Barellan sot?

“Administrim. Barella kishte bere 120 minuta te merkuren dhe shume kilometra. Ne kete moment doja te fusja Gagliardnin sepse eshte mire, ka fizik dhe centimetra.”

“Me dukej me i fresket Calhanoglu dhe prandaj hoqa Barella.”

Ka pendese per Bolognen?

“Ne fund piket jane ato qe nje skuader meriton. Kemi bere shume pike, kemi pasur shume gezime dhe kemi marre dy trofe.”

“Tani te shohim cfare ndodh. Asnje pendese, duhet te jem i sinqerte, asnje pendese.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.