Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

366 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Inzaghi nuk ka asnje lidhje me Conten: “Si fillim, dua te falenderoj klubin tim qe me ka…”

Inter, Inzaghi nuk ka asnje lidhje me Conten: “Si fillim, dua te falenderoj klubin tim qe me ka…”
Inter Club Staff

Pas intervistave ne televizion, Simone Inzaghi eshte ndalur te flase edhe ne konferencen per shtyp pas 3-1 ne Franchi.

Keto kane qene fjalet e tij menjehere pas ndeshjes:

A eshte kjo mister nje fitore prej skuadre te madhe?

“Mendoj se po. Kemi gjetur nje kundershtare te veshtire, qe mendoj na ka krijuar veshtiresi qe ne fillimin e lojes.”

“Ne po gabonim shume nga ana teknike. Ne topat e tyre po arrinim me vone dhe ata me heret. Por ne finalen e ndeshjes treguam karakter te madh.”

“E dinim qe ndaj Fiorentines duhej cilesi dhe te tregohej durim. Kemi bere tre gola e mund tek ishim bere edhe me shume. Kater ndeshje ne pak dite dhe dy udhetime. Jemi mire.”

Perpara golit po beje dy zevendesime…

“Po prisnim edhe pak dhe pastaj erdhi goli i Edin. E dija qe me Sanchez dhe me Dumfries ne pankine kisha dy karta te medha.”

“Bravo atyre te dyve. Kisha edhe Lautaron ne fushe me karton te verdhe dhe te lodhur dhe prandaj futa Perisic ne sulm dhe ai beri edhe gol.”

“Jemi nje koperative e mire. Shume lojtare shkojne ne nje drejtim te vetem. Duhet te vazhdojme keshtu, me fitore.”

Si ndodhi ajo vuajtje ne fillim?

“Duhet te mbanim me mire topin. E dinim qe ndeshja do te kishte ndryshuar nga nje moment te tjetri. Por edhe nje gol na u anullua per pozicion jashte loje, ky ishte nje sinjal qe Interi ishte ne loje. Pastaj ate golin e tyre dua ta shoh prape, me duket se kishte dicka qe nuk shkonte…

A prisje qe te kishe nje skuader kaq te fuqishme? 

“Si fillim, dua te falenderoj klubin tim qe me ka mbeshtetur dhe me ka sjelle ne skuader lojtare funksionale per te zevendesuar ata qe kane ikur.”

“Une shpresoja ta gjeja Interin kaq te forte. E kam nisur me ambicje te madhe dhe deshire gjithashtu. Shpresoj te vazhdojme keshtu.”

“Falenderoj klubin dhe drejtuesit sepse me kane marre lojtare te mire dhe funksionale. Ne duam te jemi ne maje te Serie A.”

“Kemi fatin qe kemi nje tifozeri te pabesueshme qe e kane kuptuar momentin dhe po na mbeshtesin shume.”

Kjo ka qene konferenca e Inzaghit dhe te pakten ne menyren se si ai komunikon dhe mbron klubin bie ne sy se si ai nuk ka asnje lidhje me menyren e komunikimit te Contes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.