Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,727 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Inzaghi nuk permbahet pas ndeshjes: “Per nje muaj me radhe pas derbit kam degjuar vetem per…”

Inter, Inzaghi nuk permbahet pas ndeshjes: “Per nje muaj me radhe pas derbit kam degjuar vetem per…”
Inter Club Staff

Inter fluturon per ne finalen e Kupes se Italise duke kaluar 3-0 Milanin dhe fiton keshtu nje derbi te dominuar.

Nderkohe, komenti i Simone Inzaghit pas ndeshjes per Sport Mediaset ka qene ky, ku tekniku i Interit eshte treguar shume i qarte.

A ju pelqen ta quajme kete Inter pothuajse perfekt?

“Mendoj se djemte jane treguar fantastike. Kemi luajtur nje derbi me nje inteligjence te larte taktike. Kemi goditur ne momentin e duhur.”

“Donim kete derbi sepse ishte shume i rendesishem sepse vlente nje finale te Kupes se Italise dhe e kemi merituar ne fushe.”

A uroni qe kjo fitore te jape shtyse edhe ne luften Scudetto?

“Kjo eshte dicka per te cilen punojme qe prej dates 8 korrik. Kemi fituar nje finale, do te kemi nje tjeter pas 20 ditesh dhe pastaj do te kemi edhe nje finale te madhe Scudetto.”

A ka ndryshuar dicka ne 20 ditet e fundit? Edhe ne ndertimin nga prapa?

“Jemi treguar shume te zotet qe te qendrojme te kthjellet ne cdo moment. Ne nje muaj e gjysem kemi pasur shume ndeshje te rendesishme.”

“Kemi shpenzuar shume ne nivel fizik dhe mendor. Kemi humbur edhe disa pike rruges. Por kemi mesuar nga rruga e bere.”

“Kemi punuar dhe jemi kthyer. Tani kemi kete finale te rendesishme kampionati, ndjekim Milanin qe eshte perpara dhe duam te luftojme”

Zgjedhja Correa ka shpaguar sot. Si ka mundesi qe besove te ai?

“Une mendoj se kam pese sulmues qe jane shume mire. Cdo dite tranjeri mer vendime te ndryshme.”

“Ne Superkupe pese ndryshimet qe kam bere me kane bere te fitoj. Pas humbjes ne derbi eshte folur nje muaj e gjysem per zevendesimet e mia.”

“Une kam degjuar, kam pranuar kritikat konstruktive por edhe ato te bera kot me kot. Thonin se ishin favorite, por nje moment na nxoren komplet jashte.”

“Por tani na mungon edhe nje rruge e rendesishme deri ne fund. Do te jete nje lufte deri ne fund fare.”

Cfare ke punuar ne kete ndeshje ne krahasim me ndeshjen e kaluar?

“Ne kemi ndryshuar ndertimin e lojes. Ne kater dite pas Spezias kemi punuar shume per kete, edhe me video. Kemi pare shume Milanin.”

“Kemi luajtur dy derbi shume mire por nuk kemi mare rezultatin qe kemi dashur. Ne derbin e pare madje nuk jemi treguar shume te kthjellet. Tani duhet te pergatitemi po kaq mire per ndeshjet e tjera.”

Cfare provohet te fitosh derbin e pare te Milanos?

“Me pelqen shume qe te kenaq keta tifoz te mrekullueshem. Jane te papare. Jemi shume te lumtur qe i dhuruam sot nje kenaqesi.”

“Ishin 11 vite qe Interi nuk luante nje finale te Kupes se Italise. Kishte shume kohe qe Interi nuk fitonte nje Superkupe dhe qe nuk shkonte ne 1/18 e Champions League.”

“Keto tifoze do te na ndihmojne edhe te shtunen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.