Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

369 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Inzaghi shtrydh skuadren dhe i kritikon ashper: “Ja cfare ndodhi dje ne Appiano: kishte nga ata qe…”

Inter, Inzaghi shtrydh skuadren dhe i kritikon ashper: “Ja cfare ndodhi dje ne Appiano: kishte nga ata qe…”
Inter Club Staff

Stervitja e djeshme eshte shfrytezuar nga Simone Inzaghi edhe per te indoktrinuar skuadren ne prag te fundit te sezonit.

Inter, pas sukseseve qe sollen shprese ndaj Salernitanes dhe Liverpool, nuk ka shkuar me shume se nje barazim ne fushen e veshtire te Torinos.

Nderkohe, ne kete moment skuadra ndodhet 4 pike larg vendit te pare dhe ndeshja me Bolognen nuk eshte me nje ndeshje qe mund te dergoje skuadren ne vend te pare.

Diten e djeshme ne Pinetina ishin edhe Zanetti, Marotta, Ausilio dhe Baccin, me te cilet tekniku eshte mbyllur ne nje takim pas stervitjes.

Por ajo qe eshte interesante ka te beje me faktin se tranjeri ka dashur te therrase ne apel te gjithe skuadren direkt pas stervitjes ku eshte treguar teper i ashper.

“Tekniku zikalter ka shtrydhur te gjithe skuadren. Ka pasur zerin me te larte se zakonisht, ka thene fjale te shkurtra dhe te forta, te renda.”

“Ka bere nje apel te movitimi i lojtareve, te krenaria e tyre. Ne praktike, eshte nje thirrje e fundit per te ngritur armet ne fund te sezonit.”

“Nuk mund te perseriten me disa ndeshje teper te dobta nga ana e sjelljes ne fushe, ku Interi eshte futur shume lehte.”

“Jane keto ndeshje qe kane kushtuar shume ne keto muaj. Nderkohe, Inzaghi eshte i bindur qe te shtunen mund te prezantoje nje skuader te uritur ne fushe.”

“Deshiron te gjeje cinizem te vjeter, cinizem nga ku lindin te gjitha problemet e Interit ne kete moment ku jane lene shume pike.”

Duhet qe te gjenden siguri qe jane zhdukur ne muajin e fundit, me rezultate qe kane qene pasqyre e paraqitjeve ne fushen e lojes.

Boll me alibi tani dhe koken poshte drejt objektivit: “Tekniku dhe drejtuesit dje jane mbledhur per te gjetur shkakun kryesor te kesaj renie.”

“Sipas tyre, eshte lodhja. Por jo vetem ajo fizike, por edhe ajo mentale. Duket nje skuader e shtrydhur si nje limon per muaj e muaj me radhe dhe pasojat jane pare ne shkurt dhe mars.”

“Prandaj edhe klasifikimi eshte kthyer nga nje mike ne armike. Tani Inzaghi deshiron te ndryshroje rruge, ka tentuar tja beje te qarte edhe lojtareve kete gje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.