Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

594 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Inzaghi zbulon: “E dini cfare i kam thene Brozovic ne stervitje gjate javes? Qe duhet te…”

Inter, Inzaghi zbulon: “E dini cfare i kam thene Brozovic ne stervitje gjate javes? Qe duhet te…”
Inter Club Staff

“Jemi treguar te kthjellet mjaftueshem atehere kur duhej dhe nuk eshte aspak e lehte te behet kjo gje kur perballe eshte nje skuader ne shendet te plote.”

“Nje ndeshje normale nuk do te kishte mjaftuar sot. Eshte nje fitore e rendesishme dhe qe i jep vazhdimesi rruges tone dhe fitoreve te fundit.”

Keshtu shprehet Simone Inzaghi per DAZN diten e djeshme pas fitores ne La Spezia por ai vazhdon edhe me tej.

Interi sulmon me shtate lojtare qe i shtohet edhe Brozovic. Po lind nje kimi akoma me e madhe me Calhanoglu. Ka ardhur edhe goli i pare per te.

“Sot na markonin Brozovic kemba kembes. Prandaj duhet te benin edhe lojtaret e tjere levizje per te liruar Brozovic.”

Direkt pas golit te Brozovic u duk sikur po qeshje me veten tende…

“E verteta eshte se po flisja me Dimarcon sepse pikerisht dje, ne fund te stervitjes, ne disa gjuajtje qe kishim bere, i thashe Brozovic qe duhet te godiste me shume porten per te rigjetur golin.”

Shume depertime nga ana e D’Ambrosios: ishit te pergatitur?

“E kenie pare mire. I treti qe futet ne zone ne e provojme gjithmone pertej atij qe luan. Ai e ka kete gje ne ADN.”

Si jane De Vrij dhe Bastoni?

“De Vrij ishte gati per te luajtur sepse ishte stervitur me skuadren por D’Ambrosio dhe Dimarco me kane dhene siguri gjithashtu.”

“Te shohim per Bastoni. Do ta vlersojme per te marten…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.