Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | February 25, 2021

Scroll to top

Top

1,556 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja Candreva: tek Lazio 21 milione plus 4 bonuse. Sot dita e duhur?

Inter, ja Candreva: tek Lazio 21 milione plus 4 bonuse. Sot dita e duhur?
Inter Club Staff

Interi dhe Antonio Candreva nuk kane qene kurre me pare kaq afer sac jane sot. 

Kete gje e zbulon La Gazzetta dello Sport, qe flet per ‘bekimin’ e ardhur nga Suning per te rritur oferten e prezantuar tek Lotito per lojtarin e kombetares Italiane: 21 milione euro plus 4 bonuse, nje shifer qe kenaq edhe kerkesat e Lazios. Kontaktet ndermjet lojtarit dhe dy klubeve jane vazhduar edhe gjate nates, dhe po tentohet te mbyllet marreveshja sa me shpejt te jete e mundur.

Sot mund te jete dita e duhur, sepse Lotito ka thene ‘po’ tashme e nderkohe po tenton te bleje Thauvin per te zevendesuar Candrevan.

Inter dhe Lazio – ve ne dukje e perditshmja Italiane – kane arritur qe te marten gjuhen e perbashket per menyren e pageses qe do te behet ne kater vjet. por me pas, dje, erdhi nderhyrja decizive nga ana e kompanise kineze qe ka pranuar te rrise bonuset e lidhura me rezultatet sportive. Per lojtarin, qe mund te zbarkoje ne Milano per vizitat mjekesore qe te dielen, eshte gati nje kontrate katervjecare me rreth 2,7 milione euro plus bonuse te cilat jane ende per tu diskutuar me lojtarin dhe agjentin e tij.

Candreva dje eshte stervitur ne Formello me objektivin te behet gati per momentin kur te kaloje tek Interi. Ai pritet ne Milano qe te dielen (Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit vjen ne Milano te shtunen) per vizitat mjekesore dhe me pas te jete i gatshem per stervitjen e dates 4 ne Appiano Gentile.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.