Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

437 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja cfare ka ndodhur dje ne Appiano: “Nderkohe qe te gjithe ishin pushim, ne fushen e lojes jane pare…”

Inter, ja cfare ka ndodhur dje ne Appiano: “Nderkohe qe te gjithe ishin pushim, ne fushen e lojes jane pare…”
Inter Club Staff

Dje ka qene nje dite e lire ne Appiano Gentile, por jo per te gjithe. Kjo sepse ka pasur disa lojtare qe ne menyre surprize kane vendosur te jene ne fushe per tu pergatitur.

Keshtu, ne Appiano dje eshte paraqitur Marcelo Brozovic dhe Alessandro Bastoni, dy lojtare qe duke qene se kane munguar ndaj Sassuolos, kane vendosur te sterviten normalisht.

Por ka pasur edhe te tjere ne fakt, si puna e Joaquin Correa dhe Matias Vecino, te cilet kane zhvilluar nje pune te personalizuar.

Gjithesesi, bashke me ta eshte pare edhe Robin Gosens, i cili edhe pse do te jete gati me Genoan, ka dashur te vazhdoje stervitjet duke mos bere asnje dite pushim.

Ky i fundit pritet qe te jete ne pankine ndaj Genoas dhe nese do te luaje, do te beje debutimin absolut me Interin.

Qellimi i tij dhe i te tjereve eshte qe te jene gati per ndeshjen e pare derbi ne gjysmefinalen e Kupes se Italise.

Nderkohe, Vecino ka nje problem ne gju dhe rikthimi i tij do te ndodhe kur ai te mos ndjeje me asnje shqetesim.

Por ajo qe ka rene ne sy ne Appiano ka qene prezenca e Brozovic, Bastoni dhe Gosens. Te tre ata skane pasur asnje detyrim te ishin aty.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.