Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

723 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja cfare ndodhi me detaje ne momentin e penalltise: topin e mori Lukaku, por me pas ai pa qe tek pika e penalltise ishte Lautaro!

Inter, ja cfare ndodhi me detaje ne momentin e penalltise: topin e mori Lukaku, por me pas ai pa qe tek pika e penalltise ishte Lautaro!
Inter Club Staff

Sliding Doors i Inter-Bologna me siguri ka qene gabimi nga pika e bardhe e penalltise e Lautaro Martinez.

Nje gol eventual ne ate rast do i kishte dhene zikalterve mundesine te mbyllnin ndeshjen, duke pare dhe superioritetin numerik.

Por ne fakt, menjehere pas atij rasti, ka filluar permbysja e madhe e tyre.

Davide Bernardi, gazetari i DAZN qe ka qene shume afer fushes, ka treguar momentet e penalltise se gjuajtur dhe gabuar nga Lautaro.

“Romelu Lukaku mori topin, po, por ishte automatik gjesti qe penalltia i kaloi menjehere Lautaros, qe edhe pse Lukaku mor topin, ai kishte zene vendin tek vendi i penalltise si per te thene ‘do e gjuaj une’.”

“Lukaku pa u menduar dy here i jep topin, e puth ne koke si nje vella te vogel, dhe ne spanjollo-argjentinase i thote “Dale Lauti”.

“Lautaro ul koken, sikur donte ta falenderonte, puth topin dhe e ve tek pika e bardhe e penalltise.

“Deshiron golin sepse deshiron te rikthehet tek goli, sepse me Brescian nuk arriti dhe goditi me shqelma edhe shtyllen.”

“Por pak minuta me pare nuk kishte shenuar dot as ne rastin e golit te Interit ndaj Bolognas ku goditja e tij perfundoi ne shtylle e me pas ne kembet e Lukaku qe shenoi golin e 1-0.”

“Ne ate gol ishte i gjithe momenti i Lautaros, qe ndjen shume frustrim edhe pse goli u shenua nga miku i tij me i mire.”

“Por le te rikthehemi tek penalltia. Lautaro deshiron ta gjuaje ashtu si ndodhi ne derbin e kaluar, me te djathten, por kesaj radhe fort.”

“I del komplet dicka tjeter dhe Skorupski e pret. Pret dy here ne fakt duke pare edhe rastin e humbur nga Gagliardini.”

“Conte ne ate moment uleret nga pankina “JOOOOOO”, ne menyre instiktive dhe ishte nje ulerime sikur donte te thoshte “E DIJA!”.

“Mund edhe ta kete thene, por ne ate zhurme qe u krijua nga te dyja pankinat ne ate moment, nuk mund ta konfirmojme 100%.”

“Nga aty me pas cooling break dhe ndeshja e Contes merr tatepjeten. Frika nga penalltia e humbur e ndan Interin ne dysh dhe Conte sikur e kishte parandjere.”

“Gjate pushimit ai u degjua duke i thene skuadres: “Te mos qajme per ate penallti, te mos qajme per ate penallti”, disa here.

Kjo ishte pak a shume ajo qe ndodhi ne momentin e penalltise e shpjeguar me detaje nga gazetari i DAZN.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.