Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

228 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja cfare pritet te ndodhe sot ne Appiano Gentile: “Dita me e cuditshme ndonjehere: asnje nga lojtaret…”

Inter, ja cfare pritet te ndodhe sot ne Appiano Gentile: “Dita me e cuditshme ndonjehere: asnje nga lojtaret…”
Inter Club Staff

Nje jave shume anormale kjo ne Appiano Gentile.

E gjithe vemendja ne fakt eshte zhvendosur jo te fusha e lojes, por te tamponat qe lojtaret qe rikthehen nga kombetaret do te bejne.

Qe diten e sotme, dy nga lojtaret e kthyer dje do te marrin pergjigjen per testin e bere.

Behet fjale per Andrea Pinamontin, qe nuk ka luajtur me Under 21 dhe per Marcelo Brozovic, qe eshte rikthyer me heret sepse ka qene jashte kunder Frances per skualifikim.

Hakimi, qe ne nje moment te pare jepej sikur do te ishte me heret ne Appiano Gentile, do te prezantohet diten e sotme me shumicen e lojtareve qe do te rikthehen gjithashtu nga kombetaret dhe qe do te bejne menjehere testin.

Brenda dites se premte do te dalin testet (flitet per heret ne mengjes), dhe atehere Antonio Conte do te beje stervitjen e pare dhe te vetme ne grup ne prag te ndeshjes ndaj Milanit.

Per Interin do te ishte nje problem shume i madh, ndoshta me i madhi i sezonit, nese pozitiv do te rezultonin edhe lojtare te tjere.

Kjo eshte nje hipoteze qe Conte as nuk deshiron ta mendohe, sepse do te ishte nje vetvrasje per zikalterit te luanin derbin me me shume mungesa.

Nderkohe, cfare do te ndodhe fiks sot ne Appiano dhe si projektohet dita? Fillimisht do te prezantohen lojtaret qe jane stervitur keto dite ne Appiano.

Me pas, do te vine me radhe lojtaret nga kombetaret qe do te bejne vetem testin dhe me pas do te rikthehen ne banesat e tyre.

Neser, qe eshte dita perpara derbit, nese testet do te jene negative, do te fillojne stervitjet ne grup. Ndersa sot, ata qe do te sterviten, do te sterviten individualisht.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.