Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

912 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja cfare thuhet per Asllanin ne Appiano: “Mund te duket e pabesueshme, por edhe vete Inzaghi eshte…”

Inter, ja cfare thuhet per Asllanin ne Appiano: “Mund te duket e pabesueshme, por edhe vete Inzaghi eshte…”
Inter Club Staff

Gjithmone nese Brozovic nuk do ja dale dot te jete gati per ndeshjen e pare te kampionatit ne Lecce, Inter do te hedhe nga minuta e pare Kristjan Asllani.

Ai eshte zbulimi me i madh i veres tek Inter dhe per kete ka folur sot La Gazzetta dello Sport qe nuk ndalet duke thurur perseri elozhe per shqiptarin.

“Zgjedhja e Asllanit ka qene nje zgjedhje qe eshte bere bashke me drejtuesit dhe bashke me stafin teknik te Interit”.

“Aq e vertete eshte kjo, sa tek Inter te gjithe jane nje mendje: ai eshte nje nga blerjet me te rendesishme dhe prandaj Inter nuk e ka marre ne huazim te thjeshte, por ka paguar edhe 4 milione: nje siguri kjo qe te blihet ne fund te sezonit”.

“Pastaj, Empolit i eshte dhene edhe nje si Satriano qe Inter mund ta kishte shitur diku tjeter vetem qe te siguronte djaloshin”.

“Por ne Appiano duket se te gjithe jane habitur nga aftesite e Asllanit: mund te duket e pabesueshme, por edhe vete Inzaghi eshte mahnitur nga ai”.

“Eshte e pabesueshme sepse Inzaghi ka qene nje nga sponsorat e tij kete vere por edhe ai vete eshte habitur me cilesite e Asllanit”.

“Ai ka shume dinamizem dhe di te pozicionohet shume mire. Keto jane bazat per te luajtur si mesfushor ne nje skuader si Inter. Ne Appiano per Asllanin thone se eshte nje “i ri i plakur” per menyren e lojes”.

“Prandaj askush nuk trembet per Leccen. Nese ai do te luaje, eshte e sigurt qe do te gjendet gati per te bere detyren e Brozos me se miri”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.