Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

537 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja detajet e reja te sulmit te Tottenham per Skriniar: “Te henen ata jane te gatshem te ofrojne plot…”

Inter, ja detajet e reja te sulmit te Tottenham per Skriniar: “Te henen ata jane te gatshem te ofrojne plot…”
Inter Club Staff

“Merkato eshte e hapur, po mundohemi te perforcojme skuadren”.

Ky ka qene mesazhi i leshuar nga Jose Mourinho pas sfides se Europa League te enjten ne mbremje.

Portugezi i eshte pergjigjur keshtu pyetjes se ardhjes se mundshme te Milan Skriniar nga Interi.

Tottenham nderkohe dhe klubi zikalter po kerkojne nje marreveshje qe per momentin duket ende larg.

Spurs po shpresonin qe ta mbyllnin kete marreveshje per rreth 30 milione euro, por zikalterit do te donin te perfitonin te pakten 50 milione euro.

Tuttosport nenvizon se si shifra e ofruar fillimisht nga Tottenham eshte shume e ulet duke e krahasuar ate me marreveshjen e fundit ndermjet dy klubeve janarin e shkuar.

Interi arriti deri aty sa pagoi 27 milione euro per gjashte muaj kontrate te Eriksen, edhe pse danezi mund te vinte me paramter zero disa muaj me vone.

Vetem tre milione euro diference pra. Shume pak nese llogariten se Skriniar ka ende edhe tre vite kontrate me Interin pa marre parasysh vleren e merkatos se lojtarit qe eshte goxha e larte.

Levy, presidenti i Spurs pritet te shtyje dhe do te ofroje deri ne 40 milione euro, pra 10 milione euro me shume diten e hene.

Ne ate pike, do te jete e mundur qe te gjendet nje marreveshje ku do te kenaqen te gjithe.

Inter ka vendosur: nuk do te investoje te gjitha parate per nje mbrojes. Pra, nuk eshte se do te fitoje 40 milione nga Skriniar dhe do i investoje ato te gjitha per Milenkovic nga Fiorentina.

Por Interi do te tentoje ti dhuroje Contes nje lojtar si Smalling, qe eshte kthyer nga Roma te Manchester United pas nje huazimi nje vjecar.

Nderkohe, nje pjese e parave qe do te mbeten nga shitja e Skriniar, mund te bashkohen edhe me ndonje shitje tjeter te mundshme si ajo e Brozovic e mund te financojne nje blerje si ajo e N’Golo Kante qe mbetet gjithmone nje kerkese specifike e tranjerit te Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.