Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

646 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja dy lojtaret qe enderron Conte per sezonin e ri

Inter, ja dy lojtaret qe enderron Conte per sezonin e ri
Inter Club Staff

Sipas asaj qe tregon ne edicionin e saj te perditshem Corriere dello Sport, edhe Juventusi po leviz ne menyre te rendesishme per lojtarin e Fiorentines Federico Chiesa. 

Ai eshte nje lojtar qe pelqehet shume nga Interi prej kohesh dhe shikohet si nje objektiv per skuadren e Contes.

E perditshmja italiane mbeshtet gjithashtu me force se pervec Juventusit, per Chiesan e ka shume seriozisht dhe Interi qe eshte konkurentja kryesore ne kete gare.

Zikalterit nuk deshirojne ta humbasin kete rast per te arritur tek lojtari i Fiorentines qe konsiderohet si nje nga me te talentuarit lojtare italian.

Kjo sepse ai eshte edhe nje nga dy deshirat me te medha te Antonio Contes, sipas Corriere dello Sprot gjithmone.

Ai ne menyre futbollistike eshte i dashuruar me Chiesan dhe enderron ta shohin me bluzen zikalter bashke me nje lojtar tjeter me te cilin ai luan tek Fiorentina.

Per te dy ata Interi duhet te beje gati rreth 100 milione euro sepse presidenti i Fiorentines eshte e sigurt nuk do te leshoje pe.

Normalisht qe lojtari i dyte eshte Gatao Castrovilli dhe vlera e tij ne merkato eshte diku tek 40 milione euro.

Nderkohe, Corriere vazhdon edhe me tej: “Konkurenca e Interit eshte shume e forte. Conte e deshiron me cdo kusht Chiesen por ka vene ne krye te listes edhe Castrovilli. Ato te dy tek Interi jane dy endrrat e Contes per merkaton e veres.”

“Problemi me i madh ne kete mes nuk eshte konkurenca e Juventusit por vete Fiorentina. Si do i shesin ata dy lojtaret e tyre me te mire ne te njejtin sesion merkatoje?”

“Rocco Commisso ne fakt nuk deshiron qe te ndodhe kjo gje aspak. Ai heren e pare ja doli merkaton e kaluar kur tha qe asnje nga lojtaret me te mire te Fiorentines nuk do te shitet.”

“Nderkohe, edhe pas fjaleve te Matteo Renzit, ai tha se Federico Chiesa do te qendroje ne Firenze por Interi nuk dorezohet aspak edhe pse Viola po tenton te mbrohet.”

“Do te jete nje merkato shume e gjate dhe e mbushur me lajme. Por dihet tashme: nese Conte ka nje deshire, Marotta, Zhang dhe Ausilio do te bejne gjithcka qe ai te mbetet i kenaqur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.