Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

292 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja e verteta e shkembimit Eriksen-Isco: “Me sa duket, nje shkembim me Real Madrid ne kete moment…”

Inter, ja e verteta e shkembimit Eriksen-Isco: “Me sa duket, nje shkembim me Real Madrid ne kete moment…”
Inter Club Staff

Tashme Eriksen eshte jashte projektit te Interit. Marotta ka qene shume i qarte dhe nuk ka lene vend per ide te ndryshme.

Mbi te gjitha ai ka vene ne dukje se eshte pikerisht lojtari ai qe deshiron te largohet nga Interi.

Me shume mundesi, kjo sepse raporti me Conten nuk ka qene kurre nder me te miret. Kjo shihet edhe ndihet edhe ne fjalet e tranjerit, qe ka thene se e ka perdorur shume dhe se i ka dhene mjaft shanse.

Me pak fjale, ai nuk eshte i lumtur as me menyren se si ai luan, por as me menyren se si ai stervitet.

Flitet shume per ide te ndryshme per te ardhmen e lojtarit. Nderkohe, Tuttosport, duke u futur edhe ne mes te sfides Inter-Real, ka folur keshtu edhe per nje shkembim te mundshem.

Zerat fillestare kane nisur ne Gjermani dhe ne Spanje. Per kete gje, e perditshmja italiane shkruan si me poshte:

“Ne dy skuadrat respektive ka dy talente te medhenj qe nuk gjejne dot hapsire, dhe qe jane te dy te palumtur aktuakisht.”

“Behet fjale per Eriksen dhe Isco. Keshtu, sipas asaj qe thone nga Gjermania (Bayern eshte i interesuar per te dy lojtaret), pse te mos mendohet per nje shkembim Real-Inter?”

Babai i lojtarit spanjoll dhe agjenti i tij kane shpjeguar se Isco nuk po gjen hapisren qe deshiron dhe do te provoje te luaje ne nje kampionat tjeter, por deri me tani nuk ka pasur oferta.

Isco tek Real eshte zgjedhja e fundit te teknikut, dhe ne 13 ndeshje ka luajtur 7 here, 3 si titullar dhe ne total vetem 285 minuta (tre here ne pankine ne tre ndeshje ne Champions League).

Ai ka nje rroge te ngjashme me Eriksen: merr 7 milione euro, ndersa interisti merr 7,5 milione euro plus bonuse.

Nderkohe, danezi ka ardhur tek Interi ne janarin e 2020 kur Real Madrid ishte ne gjurmet e tij, por ish-lojtari i Tottenham preferoi nje kalim tek Interi.

HIPOTEZA – E perditshmja torineze ve ne dukje se nuk behet fjale per nje tratative te mirefillte ne kete moment.

Por kjo hipoteze, nuk mund te lihet menjane, sepse fjalet e Marottes kane treguar se largimi i Eriksen mund te ndodhe edhe nepermjet nje shkembimi.

Prandaj, do te punohet qe te gjitha palet te dalin te kenaqur nga e gjitha kjo histori. Eriksen per shembull pelqehet nga Bayern dhe nje shkembim me Tolisso nuk do te ishte keq.

I pelqen PSG dhe nje shkembim me Paredes mund te ndodhe. Por ai pelqehet edhe ne Angli nga Arsenal dhe United.

“Me nje shkembim me Iscon, edhe ekonomikisht – dy lojtaret do te vleresoheshin shume lart, tek 50-60 milione eurot, qe klubet te merrnin keshtu plusvalenca te medha.”

BURIMI: Tuttosport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.