Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,317 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja formacioni anti-Fiorentina: Conte suprizon perseri? Nga minuta e pare pritet te luaje…

Inter, ja formacioni anti-Fiorentina: Conte suprizon perseri? Nga minuta e pare pritet te luaje…
Inter Club Staff

Eshte rritur shume pritshmeria per Inter-Fiorentina, nje ndeshje qe do te jete keshtu edhe debutimi sezonal per zikalterit e Antonio Contes. 

Zerat e merkatos mund te shtyjne teknikun qe te bejne disa shitje ekselente.

Mbase pikerisht per kete arsye, jane rritur ndjeshem edhe shanset e Roberto Gagliardinit per te luajtur nga minuta e pare.

TE ELEKTRIZUAR – Inter-Fiorentina hap keshtu siparin e sezonit 2020-21 per zikalterit.

Eshte ndeshja e pare zyrtare edhe pse Interi mund ta kishte pasur dje debutimin e saj, ne Superkupen e Europes, por Sevilla nuk e lejoi kete gje dhe fati nuk ishte nga ana e zikalterve rreth nje muaj me pare ne finalen e Europa League.

Antonio Conte nderkohe po pergatit kete ndeshje duke u fokusuar te nje objektiv: kush e fillon mire, eshte ne gjysme te vepres.

Nese Interi do te fitonte, me siguri qe nuk do te ishte ne mesin e vepres, por do te kishte bere nje goditje te mire kunder nje kundershtari te rrezikshem.

Formacioni? Ne kohera merkatoje dhe pandemie, zgjedhjet e teknikut nga Lecce pritet qe te dhurojne disa surpriza.

PRAPA – Mbrojtja e Contes per Inter-Fiorentina pritet te revolucionarizohet.

Skualifikimi i Stefan de Vrij ka leshuar nje vend ne qender te repartit: Andrea Ranocchia ka shume mendime ne koke (sapo i ka lindur djali dhe shume zera merkatoje) dhe tekniku do te zgjedhe dike tjeter per te zevendesuar hollandezin.

Milan Skriniar eshte objekt i deshirave te Tottenham Hotspur. Palet po diskutojne dhe ai mbase nuk do te aktivizohet pikerisht per kete fakt.

Nderkohe, ne kete menyre, Conte po mendon qe te kaloje Bastonin ne qender te mbrojtjes, duke kaluar Kolarov ne te majte te qendres.

Ne rolin e qendrorit te djathte, jane rritur ndjeshem kuotat e Danilo D’Ambrosio si titullar.

NE MESFUSHE – Ne mesfushe, dinamikat jane pak te ndryshme. Objekti i kerkuar ne merkato (nuk dihet ende nga kush), eshte Marcelo Brozovic.

Kroati eshte nje lojtaret e sakrifikueshem te Antonio Contes dhe pritet te mungoje ndaj Fiorentines pikerisht per arsyen e merkatos.

Per Inter-Fiorentina, tekniku nuk do te heqe dore me siguri nga Nicolo Barella.

Ne oret e fundit, edhe Christian Eriksen ka fituar shume pozicione per nje bluze titullari dhe me te gjitha gjasat, do te jete ai trekuartisti neser.

Nderkohe, mesfushori i trete ne qender pritet te jete Roberto Gagliardini (jo Brozovic, ashtu si e thame).

Asnje shans per Radja Nainggolan (qe pret sinjale nga Cagliari), Stefano Sensi dhe per Arutro Vidal, qe sapo ka ardhur.

Keta te fundit mund te aktivizohen si lojtare zevendesues.

Ne krahe, do te luaje Achraf Hakimi, i cili eshte i sigurt qe do te luaje nga minuta e pare ne te djathte.

Ne anen e kundert te tij, kujdes nga surpriza Ivan Perisic, i cili eshte pare shume i karikuar prej ditesh per aventuren dhe jeten e re tek Interi.

Ne sulm nderkohe, asnje dyshim: nga minuta e pare Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku te cilet do te bashkojne shpatat per te luftuar me mbrojtjen kundershtare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.