Inter, ja formacioni anti-Juventus i zgjedhur nga Conte: “E pabesueshme, por pritet nga minuta e pare…”
Tashme jemi vetem nje dite larg super sfides se Kupes se Italise, Inter-Juventus, qe do te luhet ne Meazza.
Formacioni zikalter me ne krye Conten do te tentoje qe te arrije nje fitore tjeter ndaj skuadres se Pirlos, edhe pse kesaj radhe mungojne dy nder me te miret.
Interi do te perballet me Juven pas Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi, lojtare qe do te mungojne per shkak kartonash.
Keshtu, ne sulm pritet te luaje Alexis Sanchez per te zevendesuar Romelu Lukaku perkrah Lautaro Martinez.
Nderkohe, ne vendin e Achraf Hakimi, pritet te luaje nga minuta e pare Matteo Darmian, i cili eshte keshtu zevendesuesi natyral i marokenit ne skuadren zikalter.
Por ne krahasim me ndeshjen me Beneventon, Interi do te kete shume ndryshime ne formacionin titullar.
Ne mesfushe, Eriksen do te ulet ne stol per ti lene vendin Brozovic dhe Gagliardini do i lere vendin Arturo Vidal.
Nderkohe, surpriza e vertete me sa duket do te jete Aleksander Kolarov: ai pritet te zgjidhet nga Conte perpara Bastonit ne kete ndeshje.
Keshtu, ai mund te luaje perkrah De Vrij dhe Skriniar perpara Handanovic. Nje zgjedhje teper e pabesueshme kjo duke pare veshtiresine e kundershtarit.