Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

443 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja formacioni anti-Venezia i zgjedhur nga Inzaghi: “Me sa duket ai ka vendosur per dy ndryshime te rendesishme ne…”

Inter, ja formacioni anti-Venezia i zgjedhur nga Inzaghi: “Me sa duket ai ka vendosur per dy ndryshime te rendesishme ne…”
Inter Club Staff

Edhe pse ndeshja do te jete ne rrezik per tu luajtur deri ne oret e fundit neser (luhet ne 18:00), Inzaghi po behet gati.

Tranjeri i Interit po e trajton ndeshjen sikur ajo do te luhet dhe sot ka zhvilluar stervitjen e fundit ne prag te kesaj ndeshje.

Sipas Sky Sport, tashme Correa eshte e sigurt qe do te mbetet jashte sepse kontrollet kane konfirmuar ate qe pritej.

Ai do te mbese jashte per rreth 30 dite, duke humbur shume ndeshje te rendesishme por me rendesi qe do te rikthehet per kaq kohe sepse ne fillim kishte frike per nje ndalese me te gjate.

Nderkohe, per sa i perket formacionit, Inzaghi po mendon qe te beje disa ndryshime ne krahasim me ndeshjen me Atalanten.

Ai po mendon te hedhe nga minuta e pare Edin Dzeko, i cili mund te luaje perkrah Alexis Sanchez dhe Lautaro Martinez. Ky i fundit eshte ne rrezik kartonash.

Nderkohe, ne mbrojtje pritet nje treshe e zakonshme e perbere nga Skriniar, De Vrij dhe Bastoni me ne fund.

Ne krah Dumfries dhe Perisic nga minuta e pare me Brozovic, Barella dhe Hakan Calhanoglu si titullare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.