Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,507 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SportMediaset – Inter, ja formacioni i endrrave te Contes me Vidal ne fushe: jashte do te mbetej Brozovic dhe Eriksen?

SportMediaset – Inter, ja formacioni i endrrave te Contes me Vidal ne fushe: jashte do te mbetej Brozovic dhe Eriksen?
Inter Club Staff

Me ne fund Antonio Conte do mund e perqafoje perseri Arturo Vidal tek Interi, nje lojtar qe ai e ka kerkuar me ngulm.

Ata te dy kane punuar tek Juventusi dhe bashke kane mbajtur gjithmone raporte shume te mira edhe pse kane qene larg njeri-tjetrit gjithe keto kohe.

Mesfushori kilian ka kaluar vizitat mjekesore dhe keshtu me ne fund sot ka hedhur firmen e zeza mbi te bardhe ne kontraten qe do e lidhe me Interin per dy sezone.

Por tani per Conten vjen ora e zgjedhjeve, ku ai do te vendose lojtaret qe do te luajne ne fushen e lojes.

Skuadra e tij ne kete moment ka me te vertete shume kualitet ne mesfushe dhe Sport Mediaset ka tentuar qe te beje nje parashikim te formacionit te Interit.

Sipas tyre, natyrisht qe Conte e shikon VIdal si nje titullar te padiskutueshem dhe bashke me te, nga lojtaret e blere mund te jete edhe Kolarov (qe do te alternohet me Bastonin.

Ne formacionin e Contes, eshte edhe Skriniar ne mbrojtje bashke me De Vrij, dy mbrojtesa qe kane luajtur shpesh bashke.

Ne mesfushe, ne krahun e djathte natyrisht qe eshte Hakimi qe nuk ka rivale ndersa ne te majtin eshte Ashley Young.

Ne qender te mesfushes, sipas Sport Mediaset do te luaje treshja Sensi, Barella dhe Vidal, duke lene keshtu ne stol Eriksen dhe Marcelo Brozovic.

Ne sulm asnje dyshim per dyshen titullare: Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku qe here pas here mund te alternohen me Sanchez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.