Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

644 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja formacioni i zgjedhur nga Conte per Cagliarin: “Dy perjashtime te rendesishme nga minuta e pare?”

Inter, ja formacioni i zgjedhur nga Conte per Cagliarin: “Dy perjashtime te rendesishme nga minuta e pare?”
Inter Club Staff

Tashme eshte lene prapa deshtimi ne Europe sepse eshte e drejte te veprohet keshtu, perpara eshte nje kampionat i tere per tu luajtur.

Conte ka qene bashke me skuadren sot ne fushen e lojes, per te pergatitur nje tjeter ndeshje te rendesishme, ate ndaj Cagliarit.

Ne kete ndeshje, pritet te mungoje Nicolo Barella, qe edhe pse ka luajtur mire me Shakhtar, ka qene i demtuar gjithesesi.

Kete gje e tregon Corriere dello Sport, e cila tregon se kavilja e mesfushorit eshte e lenduar dhe Conte nuk do te rrezikoje perseri.

Ne kete moment duket se Conte po mendon vertete te hedhe nga minuta e pare Christian Eriksen bashke me Brozovic dhe Gagliardini ne mesfushe.

Nderkohe, i perjashtuar tjeter pritet te jete Skriniar, qe do i lere vendin D’Ambrosios per te bere nje turn pushim ne prag te Napolit.

Kurse ne krahun e majte, pritet qe te kaloje Darmian nga minuta e pare dhe Hakimi ne krahun e djathte, po nga minuta e pare.

FORMACIONI I MUNDSHEM I INTERIT (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Gagliardini, Brozovic, Eriksen, Darmian; Lukaku, Sanchez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.