Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

911 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja impakti i merkatos ne bilancin e 2018-19: -43,5 milione euro por do te kompesohen me…

Inter, ja impakti i merkatos ne bilancin e 2018-19: -43,5 milione euro por do te kompesohen me…
Inter Club Staff

Cfare impakti ka pasur merkato verore e Interit ne bilancin e klubit zikalter? Kesaj pyetje, ashtu si pas cdo mbyllje merkatoje, i eshte pergjigjur Calcio e Finanza, sajti i specializuar me temat ekonimike te futbollit. 

Interi ka sjelle ne shtepi ne kete sesion merkatoje plot 7 lojtare:

Nainggolan, Martinez, Vrslajko, Politano, De Vrij, Asamoah e Keita, pervec te riut Salcedo dhe riblerjes se Federico Dimarco.

Shitjet e Interit qe nuk jane te gjitha te perfshira ne kete bilanc (disa kane ardhur perpara 30 qershorit) jane 14:

Kondogbia, Santon, Valietti, Bettella, Eder, Carraro, Odgaard, Zaniolo, Nagatomo, Biabiany, Radu, Puscas, Bardi dhe Pinamonti.

KOSTOT E MERKATOS:

Sipas Calcio dhe Finanza, kostot jane rritur me 71 milione. Lojtari qe do te kushtoje me shume per Interin natyrisht eshte Radja Naingolan, me 9,5 milione euro amortizim per 38 milione eurot e kartonit plus 8,325 milione euro rroge neto. Ne total, vetem per kete sezon, Nainggolan do te kushtone 17,825 milione euro. Por ja tabela e plote e kostove e publikuar nga Calcio e Finanza. (ktheni telefonin horizontalisht per ta pare me te zgjeruar)

PERFITIMET NGA SHITJET

Shume kane ndodhur perpara 30 qershorit, por kursimi nga amortizimi dhe rrogat do te kene efekte pozitive ne bilancin e Interit per sezonin 2018/19. Kondogbia eshte lojtari qe do te sjelle kursimin me te madh nga te gjithe, duke konsideruar 8,6 milione eurot e amoritizmit. Direkt pas tij eshte Eder, me 5,8 milione euro kursim ndermjet rroges dhe amortizimit.

Ja tabela e Calcio e Finanza per kete:

TOTALI:

Sipas projeksioneve te Calcio e Finanza, keshtu, Interi ka pasur 71,080 milione euro kosto nga kjo merkato dhe ka arritur te perfitoje nga shitjet 27,520 milione euro.

Pra, impakti ne bilanc do te jete -43,559 milione euro.

Nje impakt qe do te kompesohet shume shpejt nga rritja e te ardhurave ne Champions League dhe rritja e te drejtave televizive ne Serie A.

Nje merkato kaq e mire per Interin dhe me kaq pak shpenzime, kishte shume kohe qe nuk ndodhte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.