Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

695 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja kalendari i ferrit qe te pret tani menjehere pas Slavias ne Champions League

Inter, ja kalendari i ferrit qe te pret tani menjehere pas Slavias ne Champions League
Inter Club Staff

Fitorja e trete per Interin e Antonio Contes ne po kaq ndeshje menjehere sapo ka filluar Serie A.

Zikalterit munden dje Udinesen dhe jane me pike te plota ne klasifikim, me mire se Napoli dhe Juventusi per momentin.

Zikalterit vazhdojne ecurine pozitive pas ndeshjeve me Leccen dhe Cagliarin, por tani vjen edhe pjesa me e veshtire per zikalterit sepse do te nise nje tour-de-force qe do te shohe skuadren e Contes plot gjashte here ne fushe ne vetem 20 dite ndermjet Serie A dhe Champions League.

Ne fillim e ka radhen Slavia e Prages ne San Siro te marten dhe me pas do te kete disa sfida shume te veshtira edhe ne Serie A.

Kete e kane shkruar sot mediat me te rendesishme italiane qe japin alarmin por natyrisht nuk harrojne te kujtojne se Interi tashme duhet te mesohet me kete rrugetim nese deshiron te ece lart.

“Interi, edhe pse me veshtiresi, e ka mundur Udinesen dhe ka fituar keshtu nje 3 pikesh tjeter pas atyre ndaj Lecces dhe Cagliarit.”

“Eshte pikerisht kjo menyra e duhur per te pritur 20 ditet e ardhshme ku Interi do te kete nje kalendar “ferri” dhe do te kete perballe disa nga skuadrat me te forta te Serie A por edhe Barcelonen.”

“Renditja kalendarike e perballjeve eshte kjo: Slavia Praga ne shtepi ne Champions, Milani ne transferte ne Serie A, Lazio ne shtepi ne mesjave ne Serie A, Sampdoria ne transferte ne Serie A, Barcelona ne transferte ne Champions League dhe menjehere me pas ndeshja me Juventusin ne daten 06 tetor ne San Siro.”

“Nje kalendar aspak i lehte por qe tifozet zikalter kesaj radhe jane besimplote se Interi do te kete nje ecuri pozitive ne te dy kompeticionet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.