Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 26, 2019

Scroll to top

Top

908 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja kalendari per 2018/19: nje fillim i lehte ne leter por cfare fundi i nxehte! (FOTO)

Inter, ja kalendari per 2018/19: nje fillim i lehte ne leter por cfare fundi i nxehte! (FOTO)
Bujar Berishaj

Sot eshte hedhur shorti per kalendarin e sezonit 2018/19 ne Serie A.

Dhe per Interin e Luciano Spallettit eshte nje fillim kampionati i lehte, te pakten ne leter, por nje fund qe do i shoh zikalterit te impenjuar ne disa ndeshje te nxehta.

Ne fakt, Interi do e nis kunder Sassuolos si mysafir per te luajtur pastaj ndeshjen e pare si vendas ne javen e dyte te kampionatit kunder Torinos se Walter Mazzarrit. Ne mes te kampionatit arrijne ndeshjet kunder ekipeve si Milan e Lazio e pastaj fundi do te jete i rezervuar per ndeshje te medha.

Kjo sepse ne gjashte javet e fundit te kampionatit, tre prej tyre Interi do t’i luaj kunder Romes, Juventusit dhe Napolit. Ne ndeshjen e fundit te kampionatit zikalterit e Spallettit do te luajne kunder Empolit qe kete sezon ka arritur te siguroj futjen ne Serie A.

Pak “i cuditshem” eshte fakti qe Interi nuk do te luaj kete sezon kunder Lazios ne fund te kampionatit apo ne periudhen e Krishtlindjeve sic kishte ndodhur ne sezonet e fundit per zikalterit.

Nderkohe ky eshte kalendari i plote per sezonin 2018/19 per Interin:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.