Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

991 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja kater lojtaret qe kane tradhetuar Interin ne kete fillim sezoni! Ata jane…

Inter, ja kater lojtaret qe kane tradhetuar Interin ne kete fillim sezoni! Ata jane…
Inter Club Staff

Perpara ndeshjes me Torinon, Spalletti kishte treguar rrugen e sakte: tranjeri i Interit deshironte me shume nga ata qe kishin qene protagonistet e sezonit te kaluar per te ndihmuar edhe lojtaret e rinj per te bere me mire.

Por pikerisht kjo gje ka munguar tek ky Inter: mungon shtylla kurrizore e zikalterve.

Sipas Gazzetta dello Sport, jane kater lojtaret zikalter qe jane shkaktare te ketij momenti tek Interi.

Le ti shohim me radhe ata dhe motivacionet:

HANDANOVIC – Besimi tek portieri slloven ka mbetur i paprekur edhe pas gafave ndaj Torinos.

Samir nuk vihet ne diskutim edhe pse ne sezonin e kaluar ka pasur gjithashtu ulje dhe ngritje.

Por Interi ka besuar tek ai dhe ai duhet ti pergjigjet ne fushe kritikave. Por fajtor per ate humbje ishte edhe ai.

MIRANDA – Ndaj Torinos lojtari brazilian nuk ka luajtur. Ashtu si eshte thene me vone ne konferencen per shtyp te Spallettit, ndaj tij eshte preferuar D’Ambrosio sepse eshte nje lojtar qe mer pjese ne ndertimin e lojes ndersa Miranda ka me pak deshire qe te nise aksione.

Ai shume shpejt do te rinovoje kontraten me Interin, por pas ndeshjes jo te mire ndaj Sassuolos perfundoi ne pankine.

Nese nje vit me pare mungesa ne nje ndeshje zyrtare erdhi vetem pas ndeshjes se 15, kesaj radhe erdhi qe ne ndeshje ne dyte.

BROZOVIC – Nje shtylle kurrizore qe nuk eshte mire dhe qe natyrisht kalon nga Brozovic. Kroati deri me tani nuk ka qene ne formen e tij me te mire dhe eshte goxha mbrapa duke pare 3 muajt e fundit qe ka luajtur ne fundin e sezonit vjet dhe kualitetin e tyre.

Marcelo mbi te gjithe gezon stimen e Spallettit qe per hir te vertetes, shpresat i ka te varura tek ai. Prandaj Spalletti tha qe ai duhet te behet nje lider ne fushe tani.

E mbi te gjitha, eshte ai qe duhet ta ndeze kete Inter ne fushe. Deri me tani kroati ka gabuar jo pak. Por tekniku zikalter do te tentoje ta beje pikerisht si me nje kompjuter rikthimin e Brozovic: do te tentoje ta rindeze me shpresen se do te punoje me mire kesaj radhem mundesisht qe ndaj Bolognas. Luciano shpreson qe te rishikoje perseri driten. Pikerisht si fushata e abonimeve zikalter, por kesaj radhe ai deshiron te rishohe kater yje.

ICARDI Golat e Icardit ka nje nje peshe shume te madhe ne ekonomine e Interit. Per momentin kapiteni zikalter nuk ka shenuar akoma.

Sipas analizes se Gazzetta dello Sport, Icardi ndaj Torinos ka treguar shpirt luftetari ne fushe dhe ka pasqyruar ate qe kerkon Spalletti: dialog te vazhdueshem me shoket dhe zgjerim te perimetrit te tij te lojes.

Por ne krahasim me dy ndeshjet e para te vitit te kaluar, ai ka gjuajtur me pak drejt portes: 6 here here ne total ne 180 minuta ne krahasim me 9 here ne total ne 180 minuta vjet.

Edhe pse si mesatare Icardi eshte pak a shume ne rregull me vitin e kaluar (2,9 gjuajtje per ndeshje). Por problemi nuk eshte tek gjuajtjet, por duhen golat e kapitenit. E duhen shpejt.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.