Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

645 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja ke deshiron Marotta te marre ne vendin e Godin: “Kane filluar kontaktet, ideja eshte te ofrohen dy lojtare…”

Inter, ja ke deshiron Marotta te marre ne vendin e Godin: “Kane filluar kontaktet, ideja eshte te ofrohen dy lojtare…”
Inter Club Staff

Eshte shume afer largimit nga Interi Diego Godin. Interi dhe Cagliari kane arritur marreveshjen per transferimin e lojtarit me titull perfundimtar ne Sardenje.

Ne kete moment, uruguajani po diskuton detaje te kontrates se tij dhe shume shpejt ky transferim mund te behet zyrtar.

Gjithesesi, me Godin qe eshte drejt largimit, Interi me sa duket ka ndezur nje tratative qe dukej se ishte lene pezull per momentin.

Behet fjale per Marash Kumbulla, italo-shqiptarin e Verones, i cili mund te vije keshtu ne Milano per te zevendesuar pikerisht Godin.

“Mbi shqiptarin eshte dakort prej kohesh Conte, dhe nuk ka asnje problem nga ana teknike per ta marre ne skuader.”

“Por ideja eshte qe Interi ta ktheje kete interesim ne nje tratative konkrete dhe te ndryshoje marreveshjen e arritur kohe me pare duke diskutuar edhe per cmimin ne kete kohe pandemie ku gjerat nuk jane aspak si me pare.”

“Plani i Marottes eshte i qarte: largohet Godin per Kumbulla. Por nuk eshte dicka qe mund te behet brenda dites se sotme, sepse zikalterit do duhet te bejne nje negociate totalisht nga e para.”

“Interi ne tavoline deshiron te ofroje disa milione euro plus kartonin e Dimarco dhe mbi te gjitha te Salcedo.”

“A do te jete kjo hera e duhur per te arritur tek Kumbulla? Marotta do e tentoje. Kesaj radhe ideja eshte qe lojtari te merret ne Milano dhe nuk do te kete asnje kthim pas.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.