Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

953 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja 7 koreografite me te bukura te Curva Nord ne derbin e Milanos

Inter, ja 7 koreografite me te bukura te Curva Nord ne derbin e Milanos
Inter Club Staff

Kur mendon derbin e Milanos natyrisht qe mendja e shume tifozeve shkon edhe tek ‘lufta’ ne shkallet e stadiumit. 

Pervec dueleve ne fushe, Curva Nord dhe Curva Sud historikisht kane pasur nje duel te hapur se cila nga te dyja tifozerite ultrase do te kishte koreografine me te bukur ne derbi.

Pervec ndeshjes qe luhet ne fushe, eshte gjithmone nje ndeshje qe duhet fituar edhe ne shkallet e saj dhe kete gje mbi te gjitha e di Curva Nord qe ka vite tashme qe eshte vite drite larg milanistave me koreografite e tyre qe te lene pa fryme.

Sot do te tregojme koreografite me te bukura qe ka arritur te realizoje Curva Nord ne Meazza ne ndeshjet derbi ndaj Milanit.

Le ta fillojme me…

PRILL 2017 – Inter vs Milan 2-2. 

“Anca a mezzdi… Viva l’Inter!!!”, qe ne shqip do te thote “Edhe ne mesdite, te rroje Interi.”.

Nje koreografi shume e bukur kjo e cila i eshte referuar edhe orarit te ndeshjes qe ishte 12:30 paradite. Per me shume flet fotoja vete.

Related image

PRILL 2015 – Inter-Milan 0-0.

“Ora, di nerazurro il cielo si colora… Eccoci qua, Noi della Nord”. “Dhe tani, qielli zikalter ngjyroset. Ja tek jemi ne te Nordit.”

Image result for derby 19 aprile 2015 coreografia inter

DHJETOR 2005 – Inter-Milan 3-2.

Nuk mund te mungojne natyrisht ndermjet dy tifozerive edhe ngacmimet reciproke. Keshtu ka ndodhur edhe tek derbi i luajtur ne 11 dhjetor ne 2005, e luajtur vetem disa muaj pas finales se humbur te Milanit ndaj Liverpool ku kuqezinjte u rekuperuan nga keta te fundit pasi ishin ne avantazh 3-0.

Shume e bukur edhe atehere edhe koreografia e Curva Nord: “3-1, 3-2, 3-3”.

Ndonjehere mjaftojne vetem numrat e nuk eshte nevoje per aspak per fjale.

Related image

SHKURT 2013 – Inter-Milan 1-1.

Nje mesazh i vertete dashurie nga tifozet, pavarisisht momentit teper te veshtire te Interit.

“Mi fai tremare il cuore… Mi fai smettere di respirare” shkruan Cura Nord, qe ne shqip i bie: “Me ben te me dridhet zemra… Me ben te ndaloj se marri fryme.”

mi fai tremare

NENTOR 2010 – Inter-Milan 0-1

E pamundur te mos festosh Tripleten e fituar vetem pak muaj me pare ne nje derby. Ne 14 nentor 2010 ndodhi pikerisht keshtu, ku Curva Nord e hapi ndeshjen me koreografine gjigande me me nje foto te Freddy Krueger dhe ku shkruante:

“Uno… Due… Tre… La Tripletta viene per te…” qe ne shqip do te thote: “Nje… Dy… Tre… Tripleta vjen per ty…”

tripletta

NENTOR 2002 – Inter-Milan 0-1

Ishte nentori i 2002 kur tifozet zikalter ne kete derbi vendosen qe te kujtonin gjigandin Peppino Prisco me nje koreografi qe ishte ndare nga jeta rreth nje vit me pare.

“Il mio saluto eterno, a voi vermi dell’inferno”, ishte mesazhi ne ate kohe qe ne shqip do te thote: “Kjo eshte pershendetja ime e perjetshme per ju krimbat e ferrit.”

prisco

MAJ 2012 – Inter-Milan 4-2

E fundit dhe me e bukura nga te gjitha. Jemi ne 6 Maj 2012 dhe tifozet zikalter arrijne te realizojne nje veper te vertete arti duke pasur ne qender te koreografise Madonninen me dy flamuj gjigand te kryqit te Milanos dhe mesazhi ishte sublim:

“Ti te dominet Milan”. Ne shqip do te thote “Ti dominon Milanon”, duke ju referuar sigurisht skuadres se pare te Milanos, Interit. Spektakel kishte edhe ne fushe ku zikalterit munden 4-2 Milanin me tripleten e Diego Militos dhe kryevepren e Maicon. Ne kete ndeshje ne ate kohe Milani humbi edhe kampionatin.

dominet

Mbase mund te jete teper e veshtire, por tek sondazhi me poshte ju ftojme te votoni:

[interaction id=”5ac4e791f7bd3e1848f78e93″]

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.