
Inter, ja kush do ta zevendesoje Kolarov sezonin e ardhshem: “Marotta i vendosur: ka arritur marreveshje me…”
Merkato e Interit per momentin eshte e ndalur ne pritje per te marre vesh se cfare do te ndodhe ne nivel klubi.
Suning po kerkon investitore, edhe pse ka vazhduar te tregoje mbeshtetjen e saj per boten zikalter ne menyre te pakushtezuar.
Por perpara se te mendohet per investimet ne merkato, Interi njehere duhet te beje maksimumin ne Serie A dhe Suning jashte fushave te lojes.
Per sa i perket situates aktuale, tashme tek Interi ka nje siguri per sa i perket largimit te nje lojtari: ai eshte Aleksandar Kolarov.
“Tashme eshte bere me dije se Interi e ka lene te skadoje e drejta e zgjatjes se kontrates nga ana e klubit me nje vit.”
“Kolarov do jete nje largim i sigurt ne muajin qershor, por tashme Marotta duket se e ka te sigurt se me ke do e zvendesoje.”
“Te gjitha rruget te cojne te emri i Nikola Maksimovic, i cili do te lirohet me parameter zero nga Napoli ne daten 30 qershor.”
“Keshtu, nje serb per nje serb: Maksimovic deri me tani ka qene nje zevendesues me nivel te Napoli dhe Interi kete po kerkon, sepse treshen titullare e ka te siguruar.”
“Nikola Maksimovic nder te tjera eshte nje lojtar qe pelqehet shume nga Marotta dhe eshte ndjekur qe ne koherat e Torinos nga ai.”