Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 20, 2019

Scroll to top

Top

679 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja kush do te largohet ne qender te mbrojtjes per ti lene vendin Diego Godin

Inter, ja kush do te largohet ne qender te mbrojtjes per ti lene vendin Diego Godin
Inter Club Staff

Interi per sezonin e ardhshem ka siguruar nje nga mbrojtesat me te forte ne bote ne vitet e fundit. 

Po flasim per uruguajanin e Atletico Madrid, liderin e skuadres se Simenoes, Diego Godin qe do te transferohet ne 01 korrik tek skuadra zikalter.

Ai do te vije me parameter zero dhe eshte goditja e pare e eres se Beppe Marotta edhe pse per te ka punuar fort edhe Piero Ausilio.

Por qe ai te vije tek Interi, natyrisht qe nje prej lojtareve aktual zikalter duhet ti beje vend sepse aktualisht tek zikalterit ne te njejtin pozicion eshte Milan Skriniar, Stefan De Vrij, Andrea Ranocchia dhe Joao Miranda.

Sipas asaj qe tregon Tuttosport sot ne faqet e saj, ai qe do i lere vendin Diego Godin do te jete pikerisht veterani brazilian Joao Miranda, edhe ai i ardhur po nga Atletico vite me pare.

Miranda ka nje kontrate ne skadence ne 2020 por do te largohet nga Milano sepse hapsirat tek Interi kane qene shume te pakta per te.

Kete gje e ka bere me dije ne nje fare menyre edhe vete Miranda ne nje interviste direkt nga grumbullimi i kombetares braziliane.

Ai deshiron qe te luaje me vazhdimesi edhe per shkak se nuk deshiron ende te terhiqet nga Kombetarja e tij sepse e quan veten te afte te luaje edhe nje Kupe Amerike te fundit.

Prioritet per Miranden mbetet Europa ku ka ende skuadra te rendesishme qe e duan por edhe ne Brazil, skuadra e Flamengos do te bente cmendurira per te.

Gjithesesi nuk eshte vendosur ende asgje per te ardhmen e tij dhe deri me tani Joao Miranda ka marre nje siguri nga Interi se do te lejohet te largohet ne fund te sezonit dhe ne kembim ai i ka bere me dije zikalterve se do te perfshihet totalisht per tek kapur objektivat e skuadres deri ne fund te Serie A.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.