Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

595 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja kush eshte endrra e madhe e Marottes per sulmin ne rast se shitet Lautaro

Inter, ja kush eshte endrra e madhe e Marottes per sulmin ne rast se shitet Lautaro
Inter Club Staff

Do te jete Lautaro Martinez qendra e te gjithe merkatos se veres se klubit zikalter. 

Largimi apo qendrimi i tij do te vendoste shume gjera si persa i perket strategjise dalese ne skuader por edhe asaj te blerjeve.

Qellimi i klubit zikalter ne keto momente eshte ti beje balle sulmit te Barcelones por ne rast se katalanasit do te paguanin klauzolen dhe do te merrnin Lautaron, atehere Interi nuk do te kishte asgje ne dore.

Por sipas te perditshmes italiane Libero, klubi zikalter ka planifikuar qe tani levizjet ne rast se largohet Toro. Sipas tyre, do te kete nje revolucion te vertete.

Exclusive: Chelsea Join Running to Sign Arsenal's Pierre-Emerick ...

“Argjentinasi nderkohe nuk ka zgjedhur te shkoje ne lufte ashtu si beri bashkekombasi i tij Mauro Icardi pak muaj me pare dhe ka zgjedhur qe te qendroje nga ana e Interit. Te pakten per momentin.”

“Barcelona gjithesesi i ofron atij 10 milione euro ne vit ndersa Interi ne janar i propozoi 4 milione euro rroge per rinovimin.”

“Kjo oferte duhet rritur te pakten tek 7 milione euro, ndryushe El Toro do te largohej nga Milano dhe nuk do te kishte shume histori.”

“Gjithmone nese klubi qe deshiron ta marre do te paguaje 111 milionet e klauzoles sepse Interi nuk do te beje asnje ulje.”

“Por cfare do te behej me ato 111 milione euro te mundshme? Objektivi i madh eshte Aubameyang. Eshte pikerisht ai, gabonezi, endrra e madhe e Marottes.”

“Ai ka edhe nje vit kontrate vetem me Arsenalin dhe mund te largohet keshtu per rreth 50 milione euro ne vere dhe eshte nje top player me plot kuptimin e fjales.”

“Ne kete moment, ai nuk po kalon nje moment te mire tek Arsenali sepse klubi ka pasur shume probleme me menaxhimin e skuadres por edhe te merkatos.”

“Shume kaos ne nivel drejtuesish dhe menaxherial me tranjeret qe nderrohen pothuajse cdo sezon dhe e ardhmja pa asnje siguri futbollistike.”

“Aubameyang nga ana e tij po kerkon nje skuader ku te rifitoje kenaqesine e te luajturit futboll. Pak a shume si Romelu Lukaku kur u largua nga Manchester United.”

“Marotta e enderron, Conte nuk do te ishte aspak kunder ta kishte ne skuader dhe Lukaku do te ishte mese i gezuar ta kishte shok reparti edhe pse me Lautaro Martinez ka nje shoqeri qe shkon pertej fushes se lojes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.