Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 10, 2022

Scroll to top

Top

555 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Inter, ja kush eshte gabimi i rende qe eshte bere ne merkaton e fundit”. Vieri zbulon te gjithe te verteten!

“Inter, ja kush eshte gabimi i rende qe eshte bere ne merkaton e fundit”. Vieri zbulon te gjithe te verteten!
Inter Club Staff

Rrugetimi me probleme i Interit ne kete sezon eshte varur nga shume faktore te ndryshem.

Pasi ka perfunduar ne gusht sezoni i kaluar, dicka qe ka bere qe Interi te jete dobet ne nivel pergatitje, shume lojtare jane prekur me pas me Covid19, duke lene nje plage te madhe per Conten.

Por me sa duket, gabimi me i madh i Interit ne kete mes, ka qene ai qe nuk eshte blere ne merkato nje zevendes Lukaku i denje.

Pikerisht per kete duhet te ndalemi sot, duke qene se ka nje te dhene shqetesuese per sa i perket kesaj gjeje.

Qe nga pankina zikalter, nga fillimi i Serie A, kane ardhur vetem dy gola nga lojtare zevendesues Brozovic ne Inter-Parma dhe Lautaro Martinez ne ndeshjen kunder Beneventos.

Sigurisht qe shume problemet e Contes ne skuader e kane ndalur ate qe te besoje te shume lojare kyc, por pankina tregon se nuk mjafton kur vjen puna te golat dhe sulmi.

Eshte e pevitueshme qe te mos vihet re mungesa e nje sulmuesi ne gjendje qe te zevendesoje Lukaku kur eshte e nevojshme.

Ky eshte nje problem qe skuadra zikalter e ka marre me vete qe nga sezoni i kaluar ku Interi nuk ka mesuar nga gabimi i saj,.

E te mendosh qe ne te kaluaren zikalterit kane pasur nje lojtar qe futej nga pankina dhe shpesh here zgjidhte ndeshjet.

Behet fjale per Julio Ricardo Cruz. Me bluzen zikalter El Jardinero shenoi 75 gola, shume duke e nisur nga pankina.

Eshte pikerisht ajo qe i mungon sot Interit, mung nje Cruz per situata te tilla.

Christian Vieri ka vene gishtin te Caicedo. Fiks nje jave perpara pauzes se kombetareve, ku sulmuesi i Lazios shenoi tre gola, nje per cdo ndeshje qe luajti.

Te paren me Torinon, ne minuten e 98, me pas, ndaj Zenit ne minuten e 82 dhe ne fund, te tretin ndaj Juventusit ne minuten e 95.

Ne te gjitha keto raste ai e nisi nga pankina. Numra keto qe te tregojne rendesine e te pasurit nje sulmues te besueshem ne pankine, qe te vazhdosh te besosh edhe ne minutat e fundit, ku Lukaku apo Lautaro nuk jane ne top forme.

“Inter, ja kush eshte gabimi i rende qe eshte bere ne merkaton e fundit: ai qe nuk u ble nje zevendes i Lukaku”, ka thene Vieri dhe me sa duket ka te drejte.

Nese ne janar skuadra zikalter do te rikthehet ne merkato, prioritet do te ishte pa dyshim ajo qe te gjendet nje sulmues i besueshem.

Zerat e fundit te merkatos tregojne per nje Giroud gati te largohet nga Chelsea. Do te ishte nje okazion per tu kapur menjehere.

Francezi ka eksperience teper te madhe, ne kombetare vazhdon te luaje me vazhdimesi dhe mund te beje qe Lukaku te pushoje ne disa raste.

Te vazhdohet te shtrydhet belgu, sidomos edhe ne raste demtimi, eshte nje kembane e madhe alarmi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.